LAJMI I FUNDIT:

Interi kërkon pasuesin e Handanovic, ‘peshkon’ te rivalët e Serie A

Interi kërkon pasuesin e Handanovic, ‘peshkon’ te rivalët e Serie A

Interi është duke menduar që të gjejë sa më shpejtë zëvendësuesin e Samir Handanovicit.

Portieri slloven po shkon drejtë perëndimit të karrierës së tij dhe Nerazzurët po kërkojnë një tjetër titullar.


Portieri i dytë Padelli nuk ka bindur Conten dhe mosha e tij e madhe ka detyruar zikaltërit që të monitorojnë me kujdes situatën. Ndeshjet e fundit të Serie A, ai zëvendësoi Handanovicin e dëmtuar.

I pari në listën e Beppe Marottës është Luiggi Seppe, gardiani që po kalon nëpër një formë të lartë me Parmën këtë sezon dhe që vlerësohet deri në tetë milionë euro.

Kuizi i madh rreth Real Madridit: Testoni njohuritë tuaja për gjigantin spanjoll
Lexo po ashtu Kuizi i madh rreth Real Madridit: Testoni njohuritë tuaja për gjigantin spanjoll

Më tej interes ka për portierin e Udineses, me Juan Musso që u kërkua qysh në janar, mirëpo rivali i Interit refuzoi ta shiste atë.

Një emër i lakuar është edhe Andrei Radu që është i huazuar te Parma por në pronësi të Nerazzurëve e që me gjasë do të jetë opsioni më i mundshëm. /Telegrafi/