Christian Eriksen i ka ditët e numëruar si futbollist i Interit.

Mesfushori danez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe pritet të largohet nga skuadra italiane.


Eriksen po shihet si një ‘joker’ për Neroazzurët që duan ta shkëmbejnë atë për ta përforcuar repartin e mesfushës.

Arsenal, Paris Saint Germain dhe Bayern Munich janë tri skuadrat që po e ndjekin situatën e danezit.

granit xhaka christian eriksen 17c6ojua4yp731dc8qph5y9220

Inter nga ana tjetër sipas medieve italiane po synon që të marrë ndonjërin nga lojtarët e këtyre skuadrave si shkëmbim me Eriksenin.

E përditshmja italiane Tuttosport ka raportuar se Inter ka biseduar me Arsenalin për një shkëmbim mes Granit Xhakës dhe Christian Eriksenit.

eriksen paredes  1

Ide shkëmbimi ka edhe me Paris Saint Germainin klubi italian që interesohet për mesfushorin argjentinas Leonardo Paredes.

Ndërkohë sa i përket kampionëve në fuqi të Evropës, Bayern Munich, Inter i ka kërkuar shërbimet e francezit Correntin Tolisso në mënyrë që ta lejojnë Eriksenin t’iu bashkohet atyre.

Christian Eriksen in action for Inter

Gjithsesi i sigurt është vetëm largimi i reprezentuesit danez nga Interi, por jo edhe skuadra e re e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app