Granit Xhaka mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit nga Arsenali.

Mesfushori shqiptar nuk po kalon momente të mira te Arsenali dhe thuhet se klubi londinez e ka nxjerr në shitje atë.


E njëjta situatë është duke ndodhur edhe me danezin Christian Eriksen te Interi që nuk po luan nën urdhrat e Antonio Contes.

granit xhaka christian eriksen 17c6ojua4yp731dc8qph5y9220

Kjo ka bërë që dy klubet, Arsenal dhe Inter të fillojnë bisedimet për një shkëmbim të mundshëm të lojtarëve.

Mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar se bëhet fjalë për një shkëmbim kokë më kokë, pa pasur nevojë asnjëra skuadër të shtojë para.

Gjithsesi tani i mbetet dy futbollistëve nëse do të pranojnë një lëvizje të tillë në karrierë, pasi që të dy kanë oferta të tjera.

arsenal linked with stunning granit xhaka christian eriksen swap deal less than one year after midfielders tottenham exit

Xhaka kërkohet nga skuadrat gjermane Hertha Berling e Borussia Moenchegladbach.

Ndërkohë për Eriksenin interesim kanë shprehur Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United e Paris Saint Germain. /Telegrafi/

telegrafi sport app