Interesi dhe provizionet bankare problem për qytetarët, Kovaçevski kërkon shqyrtimin e ligjit të bankave
Qytetarët që nuk janë në gjendje për të marrë kredi nga bankat, marrin kredi të shpejta, por kjo nuk shihet si zgjidhje, sepse për një shumë të caktuar që ata e huazojnë, paguajnë në kthim shuma shumë më të larta.
Këtë dukuri e vuri sot në dukje, kryetari i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev, i cili tha se procesi ka një sërë parregullësishë.
“Njeriu i cili nuk është në gjendje financiare për të marrë kredi bankare, merr kredi të shpejta në kesh prej 40 mijë denarëve. Ndërkohë, realizon të ardhura të paplanifikuara dhe thotë, nuk mu kujtua që ta mbyll kredinë. Shkon pas dy ditëve për ta mbyllur kredinë prej 40 mijë denarëve dhe paguan 56 mijë”, deklaroi Dimitar Apasiev, nga E Majta.
Prej atyre që mund të marrin kredi bankare, 80% e tejkalojnë pragun e xhirollogarisë transaksione dhe në këtë mënyrë vitin e kaluar bankat kanë përfituar 200 milionë euro dhe këtu është edhe minusi në kartelat prej 400 milionë eurove.
Kjo është 1/3 nga të gjitha kreditë që i kanë marrë personat fizik.
“Bartësi i qarkullimit të pagesave, këto janë bankat, mund të arkëtojë kompensim për kryerjen e punëve në qarkullimin e pagesave sipas tarifës që e përcaktojnë vetë. Do të thotë se vetë e përcaktojnë, e jo Banka popullore. Vetëm kanë për obligim që ta publikojnë tarifën në vend të dukshëm në bankë dhe në ueb faqen dhe kaq. Nuk i rregullojnë përqindjet, asgjë nuk rregullojnë, të gjitha i bëjnë vetë bankat”, pohoi Apasiev.
Zëvendësguvernatori i Bankës Popullore, Fadil Bajrami deklaroi se Banka Qendrore punon në përputhje me ligjet që janë në fuqi.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje deputetëve pa përjashtim, duke i përfshirë edhe ata të LSDM-së që ta shqyrtojnë Ligjin për Bankat.
“Do t’u bëj thirrje deputetëve, pa përjashtim, përfshirë edhe të LSDM-së ku bëj pjesë edhe unë, që ta shqyrtojnë Ligjin për Bankat në këtë pjesë dhe përmes një debati publik këtu në Kuvend të përcaktohet nëse mund të bëhet intervenim lidhur me lartësinë e vlerës absolute në përfitimin e përgjithshme të bankave që vjen nga të ardhurat pa normë interesi”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit tha se në përgatitje janë ndryshimet e Ligjit për Shoqëritë Financiare.
Banka Ekonomike – Shkup e ka rritur përfitimin për 16 milionë euro vetëm nga provizionet, kurse Banka Komerciale për mbi 16 milionë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën