LAJMI I FUNDIT:

Inter bëhet gati për transferimin e radhës, ai luan në Francë

Inter bëhet gati për transferimin e radhës, ai luan në Francë

Sipas raportimeve të fundit, Interi është ende në kontakt me mbrojtësin e Lille, Tiago Djalo për një lëvizje të mundshme në San Siro, pasi edhe më herët drejtuesit e klubit italian ishte munduar që ta transferonin, por pa sukses.

Sipas Calciomercato, Interi e ka përcjellur Djalon gjatë vitit të kaluar, por një lëndim i ligamentit i pësuar në mars bëri që ata të tërhiqen gjatë verës.


Megjithatë, 23-vjeçari tani është në vitin e fundit të kontratës së tij në Lille, që do të thotë se Interi mund të rikthehet me një ofertë me kosto të ulët në janar, ose të presë që Djalo të vihet në dispozicion si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Calciomercato raporton se Interi ka qëndruar gjithmonë në kontakt me qendërmbrojtësin portugez, i cili tani thuhet se është afër rikuperimit nga lëndimi i gjurit.

Raporti sugjeron më tej se Nerazzurët tashmë kanë diskutuar kushtet e mundshme financiare dhe se një marrëveshje zyrtare mund të arrihet relativisht lehtë nëse ka vullnet nga të gjitha palët.

Interi nuk është i vetmi ekip i interesuar, pasi Barcelona gjithashtu ka shprehur një admirim për Djalon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Serie A
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga

"Pa diskutim, por jo me të njëjtin ritëm" - Klopp zbulon nëse planifikon të vazhdojë punën pas largimit nga Liverpool

Përfaqësueset
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Kalo në kategori