LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca estoneze: Rusia po krijon ‘deepfake’ për të nxitur trazira sociale dhe politike

Inteligjenca estoneze: Rusia po krijon ‘deepfake’ për të nxitur trazira sociale dhe politike
Foto: Ilustrim

Rusia vazhdon të jetë kërcënimi kryesor për Bashkimin Evropian, duke paraqitur rrezik të vazhdueshëm për sa i përket spiunazhit në internet, sulmeve kibernetike dhe kthimi në përdorimin e teknologjive të rrema.

Kështu thuhet në raportin “Siguria e jashtme dhe Estonia, 2021“, të publikuar nga Shërbimi i Jashtëm estonez i Inteligjencës, duke shtuar se Rusia vazhdon të zbatojë taktika të caktuara “të stilit KGB” në hapësirën kibernetike për të mbjellë urrejtje në Perëndim.


Sipas medieve të huaja, raporti vjen pas zbulimit të muajit dhjetor 2020, ku agjentët shtetërorë rusë ishin prapa sulmit famëkeq të SolarWinds, në të cilën e-mailat e brendshëm të Qeverisë amerikane dhe institucionet e tjera perëndimore, përfshirë Parlamentin Evropian ishin pjesë e këtij sulmi dashakeqës.

“Ky kërcënim do të jetë veçanërisht i lartë pasi zhvillimi teknologjik të arrijë një nivel ku ‘deepfake’ të jenë aq bindëse sa të mos njihen nga syri i njeriut. Kjo do ta bënte më të vështirë për publikun të dallonte informacionin e rremë nga e vërteta”, thuhet në raport.

Studimi i Estonisë thotë se shërbimet sekrete ruse po zhvillojnë teknologjinë e ashtuquajtur “deepfake”, që përfshin krijimin e mediumeve sintetike, veçanërisht të videove, duke përdorur inteligjencën artificiale, ku lejon që shprehjet e fytyrës dhe të folurit të një individi të duken reale.

Kjo teknologji është e motivuar për të nxitur trazira sociale dhe polarizim politik midis përdoruesve në internet, me anë të dërgimit të mesazheve të falsifikuara nga udhëheqës të njohur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Amerika
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Kalo në kategori