LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca britanike: Wagner dhe ushtria e Kremlinit janë në konflikt, rusët po përballen me një dilemë të madhe

Inteligjenca britanike: Wagner dhe ushtria e Kremlinit janë në konflikt, rusët po përballen me një dilemë të madhe

Disa ditë më parë u publikua videoja e vizitës së ministrit rus të Mbrojtjes në Ukrainë, e këtë britanikët e konsiderojnë se mund të jetë vizitë shumë domethënëse.

“Më 4 shkurt, ministri ruse e Mbrojtjes publikoi videon e vizitës së rrallë në Ukrainë të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu”, shkruan ministria britanike e Mbrojtjes në raportin më të fundit për luftën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.


“Ekziston një mundësi reale që kjo është bërë pjesërisht si kundërpërgjigje ndaj videos së fundit të kreut të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vizitoi luftëtarët në vijën e parë të frontit”, shtuan britanikët.

Ushtarët rusë po fshihnin armët dhe municionet në pyll, artileria ukrainase i lokalizoi dhe shkatërroi
Lexo po ashtu Ushtarët rusë po fshihnin armët dhe municionet në pyll, artileria ukrainase i lokalizoi dhe shkatërroi

Ata gjithashtu theksojnë se Wagner dhe ministria ruse e Mbrojtjes, përkatësisht ushtria e rregullt janë në konflikt, dhe se Shoigu me gjasë është i ndjeshëm kur e krahasojnë me Prigozhinin.

Është interesant se britanikët më tej thonë se i vetmi komandant rus nga terreni që u shfaq në video ishte gjeneral-lejtnant Rustam Muradov.

“Është domethënëse që Muradov është përgjegjës për Vuhledarin në rajonin e Donetskut, ku disa sulme kanë dështuar në tre muajt e fundit”, u tha ndër tjera nga inteligjenca britanike.

Kreu i grupit mercenar rus Wagner në frikë për shkak të Bakhmutit, Putini ka vendosur të sakrifikojë njësinë e tij
Lexo po ashtu Kreu i grupit mercenar rus Wagner në frikë për shkak të Bakhmutit, Putini ka vendosur të sakrifikojë njësinë e tij

Sipas britanikëve, rusët duket se janë në dilemë.

“Së fundmi, komanda ruse ka të ngjarë të shihte një përparim në Vuhledar si një mënyrë kyçe për të arritur një përparim të rëndësishëm operacional në linjat ukrainase. Planifikuesit rusë ka të ngjarë të përballen me dilemën e përpjekjes për një sulm tjetër në Vuhledar ose mbështetjen e luftimeve intensive më në veri pranë Bakhmutit dhe Kreminës”, u tha ndër tjera në raport. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori