LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët rusë po fshihnin armët dhe municionet në pyll, artileria ukrainase i lokalizoi dhe shkatërroi

Ushtarët rusë po fshihnin armët dhe municionet në pyll, artileria ukrainase i lokalizoi dhe shkatërroi

Ushtarë rusë në fushëbetejë, çdo ditë e më shumë po pësojnë humbje si në makineri luftarake ashtu dhe në personel ushtarak.

Këtë e dëshmojnë aksionet e shumta të ukrainasve që i dokumentojnë me video, ku shihet shkatërrimi i tankeve, mjeteve tjera të blinduara e aeroplanëve, transmeton Telegrafi.


Një rast i tillë është filmuar në lindje të ukrainas, ku një grup ushtarësh rusë e pësojnë keq nga brigada e 66-të e motorizuar, e Kievit që i godet me precizitet të paparë.

Kreu i grupit mercenar rus Wagner në frikë për shkak të Bakhmutit, Putini ka vendosur të sakrifikojë njësinë e tij
Lexo po ashtu Kreu i grupit mercenar rus Wagner në frikë për shkak të Bakhmutit, Putini ka vendosur të sakrifikojë njësinë e tij

Rusët në një fushë të mbuluar me borë, tentonin t’i fshihnin armët dhe municionet në një zonë malore, por ishte artileria ukrainase që ua shkatërroi plotësisht.

E kur tanket dhe mjetet e tjera të blinduara u erdhën në ndihmë ushtarëve rusë për t’i marrë dhe larguar nga vendi i ngjarjes, ato u bombarduan rëndë. /Telegrafi/