LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca artificiale rrezikon pjesën më të madhe të vendeve të punës

Inteligjenca artificiale rrezikon pjesën më të madhe të vendeve të punës

Ekonomisti i Bankës së Anglisë, Andy Haldane, për herë të parë lëshoi një paralajmërim se inteligjenca artificiale së shpejti do të shkaktojë një krizë punësimi nëse nuk konsiderohet një revolucion profesionesh.

Ai tha se ndikimi i Revolucionit të Katërt Industriale do të jetë shumë më i lartë se ai i Revolucionit të Parë Industrial, duke shtuar se duhet nxjerrë mësim nga e kaluara nëse duam të shpëtojmë jetën e njerëzve, përcjell Telegrafi.


Haldane thotë se kompensimi i humbjes së vendeve të punës do të bëhet me krijimin e profesioneve të reja në valën e re teknologjike dhe sipas tij profesionet të cilat merren me ndërveprimin njerëzore, biseda ballë për ballë dhe negociatorët me shumë gjasa do të lulëzojnë. /Telegrafi/