LAJMI I FUNDIT:

Intel shfaq tabletin e palosshëm që kthehet në një ekran gjigant

Intel shfaq tabletin e palosshëm që kthehet në një ekran gjigant

Harroni telefonat e palosshëm, pasi ky vit mund të jetë vetëm për tabletët e palosshëm.

Në edicionin e këtij viti të CES, Lenovo e lansoi tabletin ThinkPad X1 Fold, që është një PC me ekran që paloset, transmeton Telegrafi.

Tani, është Intel që shfaqi Horseshoe Band, që është një PC me ekran të palosshëm OLED, që nga një laptop me 12 inç, mund të kthehet në ekran gjigant me 17.3 inç.

Laptopi është i bazuar në procesorin e Intelit, Tiger Lake që do të lansohet më vonë gjatë këtij viti – dhe kjo është gjithçka që dihet lidhur me specifikat.

Meqenëse është koncept, lansimi mund të vonojë për një kohë, apo të mos vijë kurrë, ndërsa linjat nuk pritet t’i ketë të njëjtat. Dukja e këtij tableti, është shumë e mirë, me linja të vogla kornizash dhe në përgjithësi dizajn më të mirë se Fold ThinkPad X1.

Bashkë me këtë tablet, Intel sjellë edhe një tastierë pa tela, për të punuar në mënyrë shumë më praktike. Meqenëse, sa do që është e lehtë të shkruhet në tastierën e ekranit, të shkruarit në tastierë normale është shumë më e dëshirueshme. /Telegrafi/