LAJMI I FUNDIT:

Institucioni parashkollor “Linda”, ofron kushte të mira për fëmijët tuaj (Video)

Institucioni parashkollor “Linda”, ofron kushte të mira për fëmijët tuaj (Video)

Institucioni parashkollor “Linda”, ofron kushtet e nevojshme për fëmijët tuaj nga mosha gjashtë (6) muajsh deri në gjashtë (6) vjeç.

Ky institucion ka një program edukativ që i angazhon fëmijët të grupmoshave të ndryshme, në një mjedis aktiv.

Aktivitetet e larmishme në këtë institucion parashkollor, e bëjnë më kreative qëndrimin e fëmijëve tuaj, duke përfshirë edhe orët e gjuhës angleze, orët e muzikës si dhe vizitat e ndryshme të parapara me plan program parashkollor jashtë këtij institucioni me një staf të kualifikuar.

Institucioni posedon gjithsej pesë dhoma të qëndrimit ditor të cilat shërbejnë për grupmosha të ndara të fëmijëve, po ashtu dhomën e veçantë të gjumit, dhoma e ngrënies, kuzhina, banja e fëmijëve, këndi i lojërave si dhe oborri (kopshti).

Institucioni është i përkufizuar me mbi 600m katror hapësirë në katin e parë të ndërtesës.

Institucioni është i pajisur me sistem TERMO POMP, i cili mundëson klimatizimin gjatë verës si dhe ngrohje gjatë dimrit, i cili është i vendosur në dysheme.

Në këtë institucion, fëmijët tuaj janë të sigurt pasi monitorohen me kamera në çdo kënd të saj.

Institucioni parashkollor “Linda”, është i hapur nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 pasdite.

Menyja e pasur me vlera ushqimore është një nga prioritetet e këtij institucioni, ku janë të përfshira katër racione ditore si mëngjesi, zamra, dreka dhe racioni shtesë.

Institucioni parashkollor “Linda”, gjithashtu është i licencuar nga Ministria e Arsimit (MASHT).

Po ashtu në këtë institucion, në një të ardhme të afërt parashihet një program i veçantë për fëmijët shkollor nga klasa e parë (1)deri në klasën e katërtët (4), për qëndrim ditor.

Institucionin parashkollor “Linda”, mund ta gjeni në Rrugën “Nënë Tereza”, magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë. /Telegrafi/