LAJMI I FUNDIT:

Institucionet e RMV kanë kursyer rreth 20% energji elektrike

Institucionet e RMV kanë kursyer rreth 20% energji elektrike

Qeveria po përpiqet me kursime të zbusë krizën energjetike. Në shtator shteti ka kursyer rreth 20% të energjisë elektrike. Por, në bazë të planit shtatë mujor të sezonit të dimrit, jo të gjitha institucionet kursyen rrymë deri në pragun prej 15% duke e krahasuar me shtatorin e viti të kaluar. Madje disa ndërmarrje kanë shpenzuar dyfishin e rrymës, siç është “Ujësjellësi” i Shkupit. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi sanksione për ata që nuk kanë kursyer rrymë.

“Për konsumin e energjisë elektrike nga Ministritë me gjitha njësitë e tyre rajonale, Qeveria, Gjykatat dhe Kuvendi si dhe Kabineti i Presidentit, duke përfshirë dhe EMV dhe MEPSO është bërë kursimi total 20%. Sa i përket përgjegjësive për NP ‘Ujësjellësi’ veçse janë marrë masat përkatëse që do t’i kumtojë kryeministri”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.


Sipas raportit, Ministria e pushtetit lokal ka shpenzuar pak më tepër se vjet. Ndërkohë Ministria Shëndetësisë ka kursyer 2%, Ministria Administratës 5%.
17 Kompanitë shtetërore kanë kursyer vetëm 8% aq sa kanë kursyer Ministria e Jashtme dhe ajo e mbrojtjes. Kuvendi kurseu 29%.

Gjitha komunat e vendit kanë kursyer për 29% energjinë elektrike gjatë shtatorit. Nga 81 komuna, 25 prej tyre nuk e kanë kaluar pragun e kursimit, në fund të listës ishin Haraçina, Gostivari dhe Sveti Nikolla.

“Analiza gjithashtu tregon se gjithsej 111 institucione nuk kanë nënshkruar marrëveshje për furnizim me energji elektrike dhe marrin rrymë tek furnizuesi përfundimtar me çmim shumë më të lartë, respektivisht 20% me tepër se çmimi i bursës referente HUPEX. Numri më i madh i subjekteve që janë në treg të lirë janë shkollat fillore dhe të mesme, të pasuara nga disa ministri si dhe institucionet shëndetësore publike”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Qeveria miratoi disa masa që synojnë kursimin e energjisë elektrike. Nga 1 shtatori masat zbatohen për amvisëritë dhe kompanitë vetëm si rekomandime, ndërsa për institucionet shtetërore janë të detyrueshme. Nga 1 dhjetori, 150 kompanitë vendore të cilat prodhojnë produkte ushqimore bazë, shumica prej tyre për prodhimet e qumështit dhe të bukës do të kenë çmime fikse për energji elektrike, në mënyrë që faturat e rrymës mos të ndikojnë ngritjen e çmimeve finale të cilat janë esenciale për qytetarët. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori