LAJMI I FUNDIT:

Institucionet e Kosovës ia refuzuan veprën, Vjena e mirëpret (Video)

Institucionet e Kosovës ia refuzuan veprën, Vjena e mirëpret (Video)

Ndonëse Kosova nuk njihet si vend i operave, një operë e një kompozitori nga Kosova është përzgjedhur për t’u shfaqur në Vjenë. Është kjo vepra e Trimor Dhomit, të cilën fillimisht e kishin refuzuar institucionet e Kosovës. Në një intervistë për Telegrafin, ai ka folur për përzgjedhjen e veprës së tij nga juria vjeneze.

Ndonëse Kosova nuk është se njihet si një vend i kompozimit të operave, një vepër operë e një kompozitori nga Kosova është përzgjedhur për t’u dhënë premierë në Vjenë. Është kjo vepra e kompozitorit, Trimor Dhomi, të cilën institucionet e Kosovës ia kishin refuzuar.


“‘Vienna Summer Music Festival’ është festival i cili përmban dy gara: për vokalistë dhe kompozitorë. Procesi i përzgjedhjes është si në çdo garë: është një juri, ku shumica e anëtarëve janë pjesëtarë të Operës shtetërore të Vjenës. Shumica e tyre do të jenë edhe pjesë e orkestrës. Kam aplikuar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa pas tre muajsh më kanë kthyer përgjigje. Në kohën e Kërshëndellave marr telefonatën ku jozyrtarisht treguan se jam përzgjedhur. Kjo pasi kanë dëgjuar veprat e mia të mëhershme dhe një copëz të operës që ua kam dërguar”, ka thënë ai.

Dhomi tregon se ku është frymëzuar për operën së tij.

“Frymëzimi lidhet me kohën e vështirë; përvojën e keqe që kemi pasur si popull në vitin 1999, si refugjatë. Por, direkt lidhet me refugjatët sirianë. Në ueb-faqet e organizatave humanitare që u ndihmojnë në Jordan, kam dëgjuar rrëfimet të tyre. Ajo që më ka lënë përshtypje janë dy fëmijë të moshës 8-9 vjeç, të cilët kishin humbur familjarët. Ata shoqërohen me njëri-tjetrin, pavarësisht humbjes së madhe. Fytyrat e tyre të buzëqeshura janë forca më e madhe që mundesh me pa”, është shprehur ai.

Kompozitori kosovar ka treguar se nga kjo i kishte lindur dëshira që të shkojë vullnetar në një kamp refugjatësh.

“Mbeta peng i natyrës së tyre. Më shkoi mendja të nisem për atje, duke harruar se kam familje. Por, për fat e pash një katror në ueb-faqe ku njerëzit mund të dhurojnë, sipas mundësive. Mbusha formularin dhe e shkrova numrin e kartelës së bankës. Kur preka butonin e fundit për ta ekzekutuar donacionin, më del errori, meqë Kosova nuk njihej nga ai sistem bankar”, ka treguar ai.

I mllefosur e pas shumë përpjekjeve të dështuara, nis të shkruajë diçka i frymëzuar nga ajo histori.

“Fillova të shkruaj tekst edhe pse nuk jam poet. Doli diçka që u duk e mirë; m’u lirua dora që ishte e lidhur edhe me zemrën. Më shkoi mendja ta bëjë një këngë, por e pash që është diçka më e madhe, ndaj më erdhi ideja për operë, që e kam pasë ëndërr. U përfundua opera dhe me gëzim kam aplikuar në njërën nga thirrjet që i bën Ministria e Kulturës, çdo vit për kompozitor, për vepra të ndryshme. Duke e ditur që me dekada nuk kemi operë origjinale, kam thënë që kur ta dërgoj do të gëzohen. Por, lëre që nuk u pranua, po s’kam marrë asnjë lajm, përveç komenteve të ulëta e ofenduese në rrugë, nga komisioni”, është shprehur ai.

Aplikimi në Vjenë nuk ishte i lehtë. Madje, ka pritur të refuzohej.

“Është vështirë të aplikosh në një vend si Austria. Thash se në Kosovë mora shuplak, e atje mund t’i marr dy. Por, shuplakat nga Vjena janë të sinqerta, sepse janë në bazë të kritikës e jo për arsye të ulëta. Andaj, pasi marr lajmin se jam përzgjedhur, kuptova se veprat që bëhen nga ne janë me standarde të mira kur bëhen me profesionalizëm”, theksoi ai.

Por, pavarësisht që ishte përzgjedhur, megjithatë dëshira e Dhomit ishte që së pari ta shfaqte atë në Kosovë e cila i ka krijuar probleme edhe me udhëtimin për në Austri.

“Premiera në Vjenë do të jetë ka fundi i muajit qershor. Ende nuk është caktuar data, pasi që unë nuk kam mundur të udhëtojë – shkaku i vizave – ndonëse është dashur të jem aty nga data 5 maj. Për këtë, është dashur ta shtyjë udhëtimin deri më 25 maj”, ka thënë Dhomi, duke dhënë edhe një mesazh për të rinjtë: që të vazhdojnë t’i ndjekin ëndrrat, pavarësisht zhgënjimeve. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

Kulture
XHUBLETA

XHUBLETA

Poezi
FRIKË

FRIKË

Poezi
Didaktikë historie

Didaktikë historie

Kulture
Vepra poetike Kadare!

Vepra poetike Kadare!

Analiza
Shqipja e kërcënuar!

Shqipja e kërcënuar!

Analiza
Kalo në kategori