0Shares

Një nga karakteristikat që Instagram prezantoi në fillim të këtij viti ishte aftësia për të bërë video thirrje me miqtë tuaj. Është një veçori e çuditshme, sepse Instagram njihet më shumë si një platformë për të ndarë fotot dhe videot dhe jo për të biseduar, e aq më pak në video biseda, por veçoria është aty për ata që dëshirojnë ta përdorin atë, shkruan Ubergizmo.

Ky funksion gjithashtu ka mbështetur deri në katër përdorues në të njëjtën kohë, por duket se Instagram ka përditësuar në heshtje funksionin ku tani do të mbështesë deri në gjashtë përdorues në të njëjtën kohë, në një thirrje, përcjell Telegrafi.

Lajmi vjen prej faqes së ndihmës së Instagram-it ku thuhet se përdoruesit do të jenë në gjendje të zhvillojnë video-biseda me deri në gjashtë persona në të njëjtën kohë. Funksioni i video-bisedave do të jetë i njëjtë si më parë, kështu që nuk ka ndryshim në funksionalitet, vetëm se tani do të mbështesë më shumë njerëz në të njëjtën kohë.

Nuk jemi të sigurt nëse do të duhet të përditësoni aplikacionin për të mundësuar mbështetjen për më shumë përdorues, por përditësimi i aplikacionit nuk është një ide e keqe.

Duket pak e çuditshme që Instagram po ofron video thirrje grupore në aplikacionin e tyre, meqë nuk është domosdoshmërisht një aplikacion që të vie në mendje për thirrje.

Në fakt WhatsApp (gjithashtu në pronësi të Facebook) gjithashtu mbështet video thirrjet grupore, kështu që mund të jetë një alternativë e mirë nëse nuk do të përdorni Instagram. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)