LAJMI I FUNDIT:

Instagram tani ju lejon krijimin e filtrave personal, me Spark AR

Instagram tani ju lejon krijimin e filtrave personal, me Spark AR

Facebook tha në fillim të këtij viti se platforma e tyre Spark AR për krijimin e efekteve të realitetit të shtuar do të zgjeronte shtrirjen në Instagram për t’i lënë komunitetit të publikojë filtrat e tyre personale AR në faqen e ndarjes së fotografive. 

Ai mjet tashmë ka hyrë në një program  beta të lansuar në Tetor 2018 dhe sot, gjigandi i rrjeteve sociale po i qëndron premtimit për lansimin e platformës për disponueshmëri më të gjerë në Instagram.

Duke filluar nga sot, përdoruesit e Instagram mund të krijojnë filtrat dhe efektet e tyre duke përdorur Spark AR. 

Për më tepër, ekziston një Galeri e re e Efekteve që paraqet efekte AR nga krijues të ndryshëm. 

Përdoruesit mund të kërkojnë nëpër këtë depo të filtrave për të gjetur ide të reja nga komuniteti.

Në mënyrë që të filloni të krijoni filtrat tuaj, thjesht shkarkoni Spark AR për macOS ose Windows.

Sigurisht, ju mund t’i ndani krijimet tuaja me ndjekësit tuaj në Instagram. 

Si kthim, ata mund të ndajnë efektet tuaja me njdekësit e tyre. /Telegrafi/