eksperti ad

Instagram është duke planifikuar të bëjë disa ndryshime të cilat do të shfaqen tek qindra miliona përdorues të saj.

Rrjeti social, në pronësi të Facebook, thotë se në muajt e ardhshëm do të "zgjedh dhe optimizojë" përmbajtjen, në mënyrë që përdoruesit e saj të mund të shohin se çfarë Instagram mendon se njerëzit duhet të shohin në rrjetin e saj social për herë të parë.


Në një postim në blogun e saj, Instagram thotë se sipas të dhënave në dispozicion, përdoruesit e saj tani humbin deri në 70 për qind të përmbajtjes së shfaqur. Mu për këtë, rrjeti social ka vendosur të ndryshojë.

Instagram ka thënë se do ta kërkojë edhe mendimin e përdoruesve për ndryshimet e bëra, dhe se do t’i marrë kohë derisa t’i aplikojë të gjitha risitë.