LAJMI I FUNDIT:

Instagram po e teston opsionin ‘Group Stories’

Instagram po e teston opsionin ‘Group Stories’

Shfrytëzuesit e Instagramit, së shpejti mund të postojnë Storie së bashku.

Jane Manchun Wong është hulumtuesi i aplikacioneve, që ka gjetur se Instagram është duke e testuar opsionin e ‘Group Stories’, ku shfrytëzuesit mund të shpërndajnë së bashku postimet e ndryshme, transmeton Telegrafi.


Në bazë të ‘screenshots’ të siguruara, shihet se materialet mund të shpërndahen në Instagram apo në Storie, ndërsa prej aty mund të dërgohen te miqtë apo në këtë sistem grupor.

Deri më tani, Facebook që është pronar i Instagramit, e ka testuar në aplikacionin e vet, ndërsa gjatë muajit të kaluar ka vendosur të mos e vazhdojë më.

Tani ky opsion po testohet në Instagram, ku Storie janë shumë më të popullarizuara dhe pritet që në këtë formë, të jenë edhe më atraktive. /Telegrafi/