LAJMI I FUNDIT:

Instagram po e teston efektin që e ndryshon sfondin e fotografive

Instagram po e teston efektin që e ndryshon sfondin e fotografive

Aplikacioni kontrovers FaceApp, që u plakte fytyrën e përdoruesve, na tregoi edhe një herë se sa shumë njerëzit kanë dëshirë ta shohin vetën, në një realitet ndryshe.

Në këtë drejtim po punon edhe Instagram, që është duke testuar një efekt që e ndryshon sfondin e fotografive, që postohen në Story, transmeton Telegrafi.


Sikur sfondi i gjelbër, në të cilën ndryshohet dukja varësisht nga dëshira, njëjtë po punon edhe Instagram, që imazhi i përdoruesit të duket sikur është shkrepur në ndonjë ambient tjetër.

Mjafton të bëhet një selfie dhe më pas të vendoset në ndonjë prej sfondeve të caktuara. Vendosja e fotografisë, përputhet shumë me hapësirën, duke mos u vërejtur ndonjë linjë ndryshua apo skaj i caktuar.

Deri më tani, janë vetëm disa sfonde, që janë në dispozicion, mirëpo këto pritet të shtohen në të ardhmen e afërt, sepse do jetë efekt shumë i pëlqyeshëm. /Telegrafi/