LAJMI I FUNDIT:

Instagram po e lanson një faqe për blerje direkt në aplikacion, shfaq marka dhe koleksione

Instagram po e lanson një faqe për blerje direkt në aplikacion, shfaq marka dhe koleksione

Instagram po ua lehtëson njerëzve blerjen online brenda aplikacionit. Sot, rrjeti social do të fillojë të lansojë një faqe të dedikuar të quajtur Shop nën rubrikën Explore që do të nxjerrë në pah marka dhe artikuj të ndryshëm që njerëzit mund t’i blejnë.

Faqja e Shops gjithashtu do t’u japë përdoruesve rekomandime të personalizuara për gjërat për të blerë, me gjithçka që të mund të blihet nga brenda aplikacionit.


Instagram po bën gjithashtu Facebook Pay, i cili i lejon njerëzit të fusin më shumë informacione për kartat e debitit ose të kreditit në aplikacion dhe t’i ruajnë të dhënat për të transferuar me lehtësi para.

Facebook Pay është në dispozicion si për blerjet ashtu edhe për donacionet, i cili është planifikuar që prej debutimit të produktit. Të dyja këto tipare po vijnë së pari në SHBA.

Të kombinuara, këto veçori i bëjnë blerjet në Instagram më të lehta, veçanërisht kur bëhet fjalë për pagesa. Njerëzit nuk duhet të dalin nga Instagram ose të rishkruajnë vazhdimisht informacionin e tyre të pagesës për të blerë diçka, e cila më parë ka paraqitur një pengesë të madhe për blerësit.

Tani për tani, Instagram nuk po merr një komision për blerjet e bëra në Instagram, por është e lehtë të imagjinohet dita kur rrjeti social do të fillojë ta bëjë këtë dhe për rrjedhojë të përfitojë nga ato shitje.