Javëve të fundit, Instagram ka filluar të “cilësoj” mediat që përkrahen nga qeveritë e ndryshme, veprim ky që është ndërmarrë në tetor të vitit të kaluar nga Facebook.

Ky “cilësim” fillimisht ishte përmendur nga Casey Michel, e përdoruesve në SHBA do t’ju shfaqet profilet dhe postimet. Me cilësimin e ri për të përkrahur këto faqe, përdoruesit tani do të mund të mësojnë më shumë për politikat e tryre. E disa prej tyre janë Redfish, In the Now dhe Soapbox, transmeton Telegrafi.

“Instagrami ka cilësuar mediat që kontrollohen nga shtetet e caktuara, që besohet se pjesërisht apo plotësisht janë nën kontrollin editorial të qeverive, bazuar në hulumtimin tonë”, thuhet në kumtesën e InstagraM.

Ky veprim po ndodh tri javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Pasi ekziston frika se mund të ketë keqinformim në platforma të ndryshme. /Telegrafi/