LAJMI I FUNDIT:

Inspektorët komunal ndalojnë punimet në ndërtimin e një objekti afarist banesor në Mitrovicë

Inspektorët komunal ndalojnë punimet në ndërtimin e një objekti afarist banesor në Mitrovicë

Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njësiti në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë ndërprerë punimet në një objekt afarist banesor në rrugën “Marie Shllaku”, i cili është duke u ndërtuar pa leje ndërtimore nga komuna.

“Me këtë rast, Inspektorët e Ndërtimit sot kanë vendosur shiritin përreth objektit afarist banesor dhe në rast të vazhdimit të punimeve do të merren masa në rrënimin e tërësishëm të objektit pa leje ndërtimore në afat prej 72 orëve.
Po ashtu ata kanë bërë të ditur se pala ka aplikuar për leje ndërtimore dhe në qoftë se i plotëson kriteret sipas planit urbanistik do t’i jepet leja për ndërtimin e këtij objekti”, thuhet në njoftim.


Drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka theksuar se inspektorët komunal do të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme të ndërtimeve të paligjshme në gjithë territorin e Komunës së Mitrovicës, andaj luten qytetarët që para fillimit të çdo ndërtimi të jenë të pajisur me leje ndërtimi, në të kundërtën, ndërtimi do të ndalohet nga inspektorët dhe do të merren masa ndëshkuese, sipas Ligjit për Ndërtim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori