LAJMI I FUNDIT:

Inskenimet…

Inskenimet…

Se lufta iu imponua shqiptarëve nga ata që e dogjën ish Jugosllavinë, kjo tani po dëshmohet – po del në sipërfaqe nga vet pjesëtarët e këtij kombi, të cilët më shekuj konsiderohen luftënxitës.

Rasti i Martinoviqit më është i freskët. Ai lëndoi veten e tij më shishe në zorrën anale. Isha atë pasdite gazetar në redaksinë e lajmeve të Radio Prishtinës kur erdh ajo informatë që bëri “bum” në ish Jugosllavi, për tu bërë temë diskutimi edhe në OKB. Për konsultim, lidhur më atë lajm, e ftuam ish kryeredaktorin përgjegjës, Shaip Grabovcin, ngase informata duhej të transmetohej në edicionin e orës 15:00. Më rri para sysh Grabovci, kur më gjakftohtësi tha në redaksi: “Mos vallë ia ka fut vetes”.


Në fillim e morëm këtë si take, ngase ai ishte i prirë për to, por pas disa orësh doli e vërtetë që Martinoviqi e lëndoi vetveten për të nxitur urrejtjen ndërnacionale, e cila atëbotë kishte marrë nismën në Kosovë, për të vazhduar pastaj më luftërat në republikat që përbenin Jugosllavinë.

Më së shtrenjti haraçin e luftës e pagoi Kosova. Nuk po flasim për pasojat materiale, kur kemi parasysh mbi 20 mijë të vrarë, mijëra të zhdukur, mijëra femra të dhunuara, mbi një milion të dëbuar me dhunë dhe pasoja të tjera.

Gjatë kësaj periudhe në Kosovë, të kohës së Martinoviqit, në vitet ’80 të shekullit të kaluar, janë inskenuar edhe shumë raste të tjera: si dhunime, tentim te dhunimeve, djegie e pasurisë e çka tjetër, që në fakt nuk ka qenë në traditën tonë kombëtare.

Raste më të freskëta për të argumentuar nxitjen e urrejtjes ndërnacionale, kanë të bëjnë me luftën e fundit. Në këtë plan po përmendi dy deklaratat e fundit nga Beogradi: ai për vrasjen e gjashtë të rinjve në lokalet e hotelit “Panda” në Pejë, vrasja e gazetarit Çuruvija dhe e ish kryeministrit serb Xhinxhiq. Gjashtë të rinjtë serbë në Pejë, në vitin 1999, nuk i vranë shqiptarët, thotë një politikan serb i njohur për opinionin rajonal. Ai thotë së pushteti serb ka vrarë edhe një gazetar, kurse kryeministri I tij thotë se pushteti serb ka vrarë edhe ish kryeministrin demokrat, Xhinxhiq.

Serbët shfrytëzuan çdo mundësi, duke përfshirë edhe akte të turpshme për të bindur opinionin vendor dhe ndërkombëtar se nuk ka jetë të përbashkët me shqiptarët. Ndërkombëtarët ende vazhdojnë që serbët t’i trajtojnë si viktima dhe për shpërblim do t’ua hapin rrugën për në BE, kurse shqiptarët mbesin të izoluar hermetikisht në Evropë, sikundër vëllezërit tanë përtej kufirit në kohën e monizmit, kur me dhjetëra vite nuk e panë dritën e diellit.

Në trend

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori