LAJMI I FUNDIT:

INSID mban forumin virtual për sfidat e të kthyerve nga Siria

INSID mban forumin virtual për sfidat e të kthyerve nga Siria

Instituti për Siguri, Integrim dhe Deradikalizim (INSID) ka mbajtur forumin virtual në lidhje me sfidat e të kthyerve nga Siria, të akuzuarve të burgosur për terrorizëm dhe kërcënimet nga radikalizmi i dhunshëm ekstremist, dhe po ashtu ka lansuar Grupin Ndërkombëtar të Përfshirjes.

Me këtë rast zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi tha se Qeveria e Kosovës do të jetë e përkushtuar në parandalimin e kësaj dukurie.


Ai tha se sa më i lartë të jetë sistemi i krimit dhe korrupsionit, është më e lartë shkalla e mundësisë që individët të jenë më të ndjeshëm dhe më të synuar si grup i njerëzve që mund të rekrutohen për këtë lloj të aktiviteteve.

“Qeveria e Kosovës do të qëndrojë e përkushtuar në kryerjen e një pune të përkushtuar dhe shumë serioze kryesisht ne parandalimin dhe padyshim që të merremi me çështjet, sepse ne jemi pjesë e koalicionit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe gjithashtu qëllimin tonë të përgjithshëm këtu për t’u anëtarësuar në BE dhe të jetë një nga vendet që kontribuon për paqen dhe sigurinë e BE-së sesa thjesht të jesh konsumator i këtyre kornizave”, tha ai.

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett, derisa ka ofruar mbështetje për Grupin Ndërkombëtar të Përfshirjes, tha se shteti i tij përkrahë liderët që u përgjigjen nevojave të njerëzve me ndershmëri dhe të gjithë qytetarët punojnë për përmirësimin e komunitetit të tyre.

“Shtetet e Bashkuara janë përkrah Grupit Ndërkombëtar të Përfshirjes dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë në Kosovë që janë duke punuar për një të ardhme pa dhunë, pa terror, pa diskriminim, ku respektohet dinjiteti i të gjithë qytetarëve. Një e ardhme ku të gjithë liderët u përgjigjen nevojave të njerëzve me ndershmëri dhe të gjithë qytetarët punojnë për përmirësimin e komunitetit të tyre”, tha ai.

Bashkëthemeluesi i Instituti për Siguri, Integrim dhe De-radikalizim (INSID), Arbër Vokrri tha se përmes këtij grupi Kosova do të jetë qendër e diskutimit për çështje që lidhen me ballafaqimin e ekstremizmit dhe ideve të dhunshme.

“Sot e lansuam një rrjet ndërkombëtar të organizatave kur marrin pjesë OJQ nga gjithë Evropa dhe përtej e të cilin po e quajmë Grupi Ndërkombëtar i Përfshirjes. Ky rrjeti i organizatave do ta bëjë Kosovë qendër të diskutimit për çështje që lidhet me ballafaqimin me ekstremizëm, me idetë e dhunshme dhe me rrezikun nga terrorizmi. Kosova, nga një vend që u bë titull i mediave botërore për një numër të madh të qytetarëve të saj që kanë marr pjesë në konfliktet në Siri dhe Irak, do të kthehet në një vend nga i cili do të gjenerohen ide të vlefshme për gjithë botën sesi të menaxhohen problemet e tilla dhe si të përfitojmë nga përvoja”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori