LAJMI I FUNDIT:

Insektet që po tmerrojnë banorët e Ulpianës (Foto)

Insektet që po tmerrojnë banorët e Ulpianës (Foto)

Banoret e lagjes “Ulpiana” në Prishtinë, po përballën prej më shumë se një muaji me një lloj insekti, i cili nuk është shfaqur asnjëherë më parë në lagjen e tyre.

Banorët kanë treguar se deri më tani nuk ka intervenuar askush dhe janë shumë të brengosur për fëmijët e tyre.


“Bubat e mëdha” të cilat shumohen me të madhe janë shfaqur nëpër bodrume, garazhe, biznese, hyrje të ndërtesave, e në disa ndërtesa edhe brenda banesave.

Arieta Mjeku, banore e lagjes Ulpiana ka treguar për Telegrafin se për kah madhësia këto insekte janë si insekte të krijuara artificialisht.

Dita ditës, sipas saj, këto insekte po i përfshijnë rrugët dhe hyrjet e lagjes.

“Nuk e dimë këto insekte a janë helmuese apo çka është origjina e tyre. Unë jam banore e lagjes dhe trishtimi i banoreve është i madh. Ato po dalin gjate natës dhe po shumohen”, tregon Arieta Mjeku.

Edhe Emin Begolli (45), banor i lagjes Ulpiana i cili ka edhe një kafiteri në këtë lagje ka thënë se nuk e mban mend të ketë pasur ndonjëherë kësi lloje insektesh në lagjen ku ai banon, shkruan Telegrafi.

13664862_10154428259580513_815414369_n

Ai tregon se këto insekte po ia rrezikojnë edhe biznesin e tij.

“Këto lloj bubash janë shfaqur tash e një muaj, shumohen shpejtë dhe janë të mëdha. Këto insekte mund të sjellin dhe sëmundje të ndryshme, madje janë të rrezikuar edhe fëmijët”, tha Begolli.

Lidhur me këtë shqetësim të banorëve, Komuna e Prishtinës thotë se nuk mund të bëjë zgjidhje, pasi që nuk është përgjegjësi e Komunës.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu ka thënë se për të gjitha problemet brenda objekteve, banorët duhet t’i zgjidhin nëpërmjet Këshillit Banesor, që zgjidhet prej banorëve.

“Me ligjin për bashkëpronësi, korridoret dhe hapësirat e përbashkëta nëpër objektet banesore u takojnë pronarëve të banesave, të cilët edhe duhet të përkujdesen”, tha ajo për Telegrafin.

Mullafazliu ka treguar se Komuna e Prishtinës, e ka kryer Fazën e Tretë të desinsektimit në të gjitha lagjet e kryeqytetit. /Telegrafi/