LAJMI I FUNDIT:

Inherenca fetare tek shqiptarët

Inherenca fetare tek shqiptarët

Fundamentalizmi i krishterë dhe Kisha sendëzojë shtetin në mënyrën më të keqe në Evropën mesjetare. Ndikimi i krishterë në çdo pore të jetës ngulfoi shkencën, artin dhe filozofin. Kjo dukuri e tjetërsoi njeriun gjer në atë masë sa që arsyetohej djegia e tjetrit si shtrigë.

Të njëjtat tragjedi dhe robëri i ka sjellë njeriut besimi i tepruar në ideologji dhe mohimi i religjionit dhe Zotit. Shembuj tipik janë shtetet totalitare dhe ato ish komuniste.


Revolucionet islamike vepruan në të njëjtën mënyrë duke gjetur mbështetje vetëm në Kuran. Besimi se Kurani i rregullon të gjitha e dërgoi shtetin dhe njeriun në kohën e gurit. Shembull tipik është Revolucioni Islamik në Iran dhe ai taleban në Afganistan. Lideri shpirtëror iranian, Khomeini, theksonte: Zoti është qëllimi, Muhamedi është shembulli, ndërsa Kurani institucioni.

Teologu i krishterë, Aurielus Augustini (354-430), tërë jetën ishte munduar të bëje sintezë mes krishterimit dhe filozofisë. Ai kishte theksuar se “Bibla është shkruar që t’i përshtatet mentalitetit të atëhershëm njerëzor”. Pra, me fjalë tjera, librat fetarë nuk kanë as kapacitet e as mundësi t’i rregullojnë sistemet shoqërore. E njëjta vlen edhe për Kuranin.

Në literaturat moderne mbi fundamentalizmin, shkencëtaret argumentojnë se duhet dalluar qenësisht dy nocione, modern dhe modernist. Me fjalën modern kuptojmë të arriturat teknologjike dhe organizative në një shoqëri moderne, përderisa nocioni modernist përfshin ideologjitë mbisunduese, si shkencat optimiste, sekularizmin dhe humanizmin. Shkencëtarët të cilët bënë këtë ndarje argumentojnë se fundamentalistet janë antimodernistë, të cilët janë kundër ideve moderniste, por jo edhe kundër teknologjisë.

Shembull konkretë, Hoxhë Shefqet Krasniqi & Co. e përdorin kompjuterin, e-mailin besa edhe automobilin Mercedes, po në të njëjtën kohë të njëjtit janë kundër modernistë dhe nuk u pëlqejnë idetë dhe pikëpamjet humanitare dhe sekulare.

Shqiptarët si komb më i lasht në Ballkan i unifikoi pikëpamja etnike. Historikisht, sa herë që kanoseshim apo pushtoheshim nga etnitë apo religjionet tjera, inherencën e përbashkët e gjenim te gjuha, flamuri dhe elementi etnik, e pastaj vinin besimet.

Ne kurrë nuk kemi pas rast të tregojmë tolerancë fetare, pasi që asnjëherë nuk jetuam në paqe. Që feja është luks, ndërsa etnia qenësorë, këtë e tregon më së miri heroi i ynë kombëtar Skënderbeu. Ai ishte i lindur me fe ortodokse, më vonë u bë mysliman dhe vdiq si i krishterë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët në shtetin e tyre amë u çliruan nga fashizmi, por nuk qenë të lirë për të mësuar tolerancë fetarë. Religjioni në vitin 1968 u ndalua në Shqipëri, atë e zëvendësoi komunizmi. Në Maqedoni, Malë të Zi, si dhe në Kosovë, liria fetare keqpërdorej nga pushteti jugosllav për qëllime që shqiptarët të harronin ose të shkëputeshin nga ndenja e të qenit shqiptarë. Kjo “liri” fetare propagandohej jashtë Jugosllavisë si karamele politike që Titoja e përdorte për të justifikuar vetëqeverisjen e tij.

Meqë ideologjia komuniste e urrente religjionin dhe çdo formë të demokracisë, procesi i arsimimit kaloi me pasoja të mëdha të disa grupeve të shoqërisë. Elita e pakët intelektuale që ishte në Shqipëri nuk pati fare fatin të sfidohej. Klerikët e tre religjioneve në rastin më të keq ekzekutoheshin, burgoseshin ose u mbyllte goja. Përderisa në Evropën perëndimore, procesi i arsimimit ndodhi me qindra vite, te shqiptaret ky proces u realizua brenda tri-katër dekadave. Kjo formë rapide e arsimimit prodhonte “akademikë” për ta mbajtur pushtetin dhe arsyetuar ideologjinë komuniste.

I tërë ky akumulim latent religjioz i mbledhur me shekuj, sot po shpërthen në mënyrën më fondamentale në Kosovë dhe Shqipëri. E tërë kjo katandisje e islamit fundamentalist është dashur t’i gjendej një zgjidhje qysh në fillim të vitit 2000.

Pas çlirimit shqiptarët përjetuan fragmentime të mëdha: 1) fryrja e pa nevojshme e kombit të ashtuquajtur (kosovar)M; 2) niveli shumë i dobët i arsimimit; 3) rritja e një klase të madhe të të varfërve ndikuan që një pjesë e madhe e shqiptareve të kërkojnë shpëtim tek religjioni islam.

Arsimimi i dobët në Kosovë prodhoi injorantë të cilët më lehtë dhe më komod e ndienin veten pranë devotshmërisë fetare se sa “shkencës së komplikuar”. Islami fundamentalist u brumos që trembëdhjetë vite në Kosovë, e kjo brumosje do të zgjas edhe më tutje përderisa na udhëheq një klasë e vjetër politike që ende s’është liruar nga mendësia komuniste. Kjo klasë politike që udhëheq Kosovën deri tani i referohet vetëm kontrollit të sundimit, por kur është nevoja për të përfituar vota për të sunduar shtetin, ju përulen edhe fundamentalistëve islamë.

Stefan Hessel në pamfletin e tij, një ndër më të përkthyerin në botë “Indignez Vous!” që ka vetëm 29 faqe, që në shqip i bie “Zemërohu–Ti!”, shkakun kryesor të ndryshimeve botërore e merr zemërimin. Nëse dikush ka arsye të zemërohet nga politikëbërësit atëherë ata jemi ne. Pse nuk i zemërohemi hajnisë? Pse nuk i zemërohemi nepotizmit? Pse nuk ju zemërohemi politikaneve konformistë që çdo dialog politik e humbin me hoxhën (ku në të shumtën e rasteve hoxha është më i mençur se politikanët tonë)? Pse nuk ju zemërohemi politikanëve që i ndërrojnë partitë, si prostituta shtëpitë publike?

Ne e bëjmë të kundërtën, i shpërblejmë me vota “tutorët” e tyre për të na shitur amoral.

Ne nuk kemi asnjë rast historik që shqiptarët të janë zemëruar, kenë kërkuar apo të kenë bërë kryengritje se u mungon liria fetare. Këtë nuk e kanë bërë as gjatë okupimit otoman, okupimit serb, madje as atij gjerman e italian. As në demonstratat e vitit 1981 nuk kërkuam liri fetare. As në vitin 1989 kur Kosova ishte e rrethuar me tanke dhe ushtri serbe. Kurrë nuk kam dëgjuar që një hoxhë apo prift të jetë dënuar nga serbo-komunistët pse ka kërkuar liri fetare.

Shefqet Krasniqi dhe Naim Tërnava që gjithnjë e dëgjojnë zërin e vet kur e kritikojnë sistemin politik sekular në Kosovë si diktaturë komuniste, kurrë nuk i kam dëgjuar të kenë kritikuar sistemin okupues serbo-komunist në Kosovë, as në vitin 1981, 1989 e as më vonë. Shqiptarët kërkuan liri në bazë të identitetit kombëtar dhe atë liri e fituan me shumë mundime dhe pasoja. Këtë liri myslimanët Shefqet Krasniqi & Co. e keqpërdorin duke kërkuar jo liri fetare që ia garanton Kushtetuta e Kosovës, por tani në liri të plotë e keqpërdor lirinë e fjalës që gjithnjë mundohet ta instalon një islam fundamentalist politik në Kosovë.

Ideologjia që shteti modern bazohet në legjitimitet është kombi. Kombi përndryshe është armiku më i vendosur i çdo fundamentalizmi, për arsye se ndjenja kombëtare bazohet në dëgjueshmërinë ndaj shtetit e jo Biblës apo Kuranit. Shteti i cili bazohet në komb udhëheq gjykatat, kishën dhe xhaminë, ushtrinë, arsimin dhe shkencën. Vetëm me anë të bekimit kombëtarë u fuqizua sekularizmi modern shtetëror si ombrellë, duke mos i diskriminuar kombet, gjinitë dhe religjionet. Në këtë mënyrë Evropa perëndimore e rregulloi sistemin shtetëror që ne shqiptarët me shekuj po e ëndërrojmë.

Në trend

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Kalo në kategori