LAJMI I FUNDIT:

Informaliteti pengesë kryesore për zhvillimin e bizneseve formale

Informaliteti pengesë kryesore për zhvillimin e bizneseve formale

Jemi dëshmitar se çdo ditë konsumatorit i ndodh që të blejë artikuj të ndryshëm dhe për të njëjtit të mos pranojë kupon fiskal siç janë për shitjet online, mishtoret, pemëshitësit, qebaptorët, dyqanet e telefonave, dyqanet e tekstilit, furrat, restorantet, etj, qe nëse marrim parasysh llogaritjen e qarkullimit vjetor të konsumit të tyre, arrin vlerën mbi 500 milionë euro, ndërsa shmanget nga tatimet apo evazioni fiskal vlerësohen të jenë rreth 70 milionë euro.

Informaliteti është një nga pengesat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve formale dhe rrjedhimisht edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi.
Ne si Rrjet i Shitësve më Pakicë konsiderojmë informalitetin te përhapurë në mënyrë masive dhe luftën ndaj informalitetit të mbetur në letër dhe të zbatuar në mënyrë selektive.


“Rrjeti i Shitësve me Pakicë konsideron që bizneset formale apo te ndershme janë aktualisht në një pozite te palakmueshme, të pafavorshme dhe janë në dëmtim e sipër për shkak te bizneseve te tjera te cilat po zhvillojnë aktivitetet e tyre në mënyrë te pandershme, dhe e gjithë kjo si pasojë e mos kontrollave nga Administrata Tatimore e Kosovës, por edhe nga ekzistimi i praktikave korruptive të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të tilla për biznese”, thuhet në komunikatën e këtij rrjeti.

Rrjeti i Shitësve me Pakicë e përkrahë dhe e vlerëson konkurrencë e ndershme pasi që është bazë për futjen e bizneseve të reja në treg por edhe për zhvillimin e bizneseve ekzistuese. “Praktikat korruptive si dhe konkurrenca që u bëhet bizneseve të ndershme nga bizneset jo formale janë pengesat kryesore në ambientet e te bërit biznes, dhe njëra nder pikat primare që vlerësohet nga investitorët potencial”, thekson Rrjeti i Shitësve me Pakicë.

Në mënyrë që rrethanat e tilla të berit biznes të parandalohen dhe të krijohet një ambient më efikas dhe konkurrues për investitorët e rinjë, është e domosdoshme që të rritet kontrolli ndaj kualitetit të produkteve në mënyrë që produktet jo të shëndetshme (të pa kontrolluara dhe jo cilësore) të eliminohen nga tregu, dhe njëkohësisht të ketë kontroll më të madh nga Dogana e Kosovës për produktet e falsifikuara. Masat e tilla do të krijojnë mundësinë që bizneset dhe produktet e tyre të jenë të kontrollueshme përmes formalizimit, pasi që lufta ndaj informalitetit është parakusht i rendësishëm për rritjen e konkurueshmerisë dhe përmirësimit të ambientit të investimeve.

“Rrjeti i Shitësve më Pakicë, informalitetin e konsideron virus për ekonominë e Kosovës të cilin duhet ta eliminojmë sa më parë dhe sa më shpejt. Informaliteti nuk është çështje politike, por është mënyrë e të jetuarit dhe vepruarit jashtë normave dhe ligjeve ekzistuese. Pasojat e informalitetit nuk i vuan vetëm ekonomia e vendit por edhe ekonomitë familjare dhe individët, dhe për të ndaluar një fenomen të tillë duhet të vetëdijesohen dhe të reagojnë jo vetëm institucionet shtetërore dhe bizneset formale, por edhe qytetaret”, theksohet në komunikatën e Rrjetit të Shitësve më Pakicë të nënshkruar nga drejtoresha, Mrika Selimaj. /Telegrafi/