LAJMI I FUNDIT:

Influencerja shqiptare bëhet virale me gjestin në koncertin e Dua Lipës

Influencerja shqiptare bëhet virale me gjestin në koncertin e Dua Lipës

Një influencere shqiptare është bërë virale në rrjetet sociale për shkak të një gjesti në një koncert të Dua Lipës në Australi, disa duke e kritikuar e disa duke e lavdëruar.

Ajo po kërcente në shkallët e stadiumit derisa po filmonte veten me një dritë vezulluese të ngjitur në telefonin e saj.

Pamjet të cilat u bënë virale u publikuan nga një përdoruese në TikTok e cila po ashtu ishte e pranishme në koncert dhe shpejt u bënë virale në platformë.


Në një moment influenceres shqiptare iu afrua një roje sigurie, mirëpo mbetet e paqartë nëse i kishte thënë asaj të fikte dritën, apo të kthehej në vendin e saj pasi mund të ketë bllokuar shkallët.

No words♬ original sound – Maddie

Për këtë ka raportuar edhe mediumi britanik DailyMail, për çka edhe bëri të ditur se influencerja në fjalë është Donjeta Bekteshi dhe ka 79 mijë ndjekës në TikTok.

Influencerja shqiptare tha se kishte shkuar e vetme në koncert, filmoi këngët e saj të preferuara, ua dërgoi videot shoqeve të saj dhe madje hyri në transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok për ndjekësit e saj.

That’s a rule no 1 🙈 @Dua Lipa #dualipa #radicaloptimismtour #radicaloptimism #melbourne #fyp #foryou ♬ original sound – Donjeta Bekteshi Watch on TikTok

Sidoqoftë, Bekteshi kishte marrë kritika për veprimin e saj, pasi thuhet se kishte shpërqendruar të tjerët në koncert për shkak të dritës.

Kishte të atillë të cilët i thanë se veprimi i saj kishte penguar njerëzit të shijojnë eksperiencën në koncert.

Sidoqoftë, Donjeta kishte marrë edhe komente të shumta pozitive, me të shumta duke e përkrahur e duke e komplimentuar.

Sjellja e njerëzve në koncerte është bërë temë e rëndësishme tek fansat e muzikës së Gjeneratës Z dhe Mijëvjeçarëve. /Telegrafi/