LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni vjetor në Eurozonë arrinë në 2%

Inflacioni vjetor në Eurozonë arrinë në 2%

Norma vjetore e inflacionit në muajin qershor të 2018-së në Eurozonë arriti 2 për qind, duke u rritur nga 1.9 për qind që ishte një muaj më herët.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, një vit më parë, norma e inflacionit në Euozonë ishte 1.3 për qind.


Normat më të ulëta vjetore janë regjistruar në Irlandë me 0.7 për qind, Greqi me 1 për qind dhe Danimarkë me 1.1 për qind, ndërsa normat më të larta vjetore janë regjistruar në Rumani me 4.7 për qind, Estoni me 3.9 për qind dhe Hungari me 3.2 për qind.

Në qershor të vitit 2018, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit në Eurozonë erdhi nga energjia me 0.76 pikë përqindjeje, pasuar nga shërbimet me 0.57 pikë përqindje, ushqimi, alkooli dhe duhani me 0.53 pikë përqindjeje dhe mallrat me 0.10 pikë përqindjeje. /Telegrafi/