LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni vjetor në Eurozonë 1.3%

Inflacioni vjetor në Eurozonë 1.3%

Inflacioni vjetor i Eurozonës gjatë muajit janar 2018 pritet të jetë 1.3 për qind nga 1.4 për qind që ishte dhjetor të 2017-së, thuhet sipas vlerësimit të Agjencisë evropiane të Statistikave, transmeton Telegrafi.

Sipas Eurostat, komponentët kryesorë të inflacionit në Eurozonë, në janar pritet që energjia të ketë normën më të lartë vjetore me 2.1 për qind krahasuar me 2.9 për qind që ishte në dhjetor të 2017-së, pasuar nga ushqimi, alkooli dhe duhani me 1.9 për qind krahasuar me 2.1 për qind, shërbimet me 1.2 për qind dhe mallrat industriale jo energjetike me 0.6 për qind krahasuar me 0.5 për qind që ishin një muaj më herët.


Eurostat
BQE, inflacioni imponon blerjen e borxheve
Lexo po ashtu BQE, inflacioni imponon blerjen e borxheve

Ditë më parë, shefi i ekonomistëve të Bankës Qendrore Evropiane, Peter Praet, tha se institucioni do të ndalojë injektimin e parasë së lirë drejt ekonomisë së Eurozonës, vetëm kur të ketë besim se inflacioni do të arrijë objektivin pa nevojën e stimujve. /Telegrafi/