LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Eurozonë rritet në 8.9 për qind, arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Inflacioni në Eurozonë rritet në 8.9 për qind, arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Inflacioni vjetor në Eurozonë shënoi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 8.9 për qind në korrik.

Sipas vlerësimit të Zyrës evropiane të Statistikave të Bashkimit Evropian, shifra që është mbi parashikimet e tregut, u rrit nga 8.6 për qind një muaj më parë dhe 2.2 për qind një vit më parë.

“Energjia pritet të ketë normën më të lartë vjetore në korrik me 39.7 për qind, krahasuar me 42 për qind në qershor, ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani me 9.8 për qind, krahasuar me 8.9 për qind në qershor, mallrat industriale joenergjetike me 4.5 për qind, krahasuar me 4.3 për qind në qershor dhe shërbimet me 3.7 për qind, krahasuar me 3.4 për qind në qershor”, njofton Eurostat.

Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, gjithashtu është rritur në 4 për qind në korrik, kundrejt 3.7 përqindëshit të qershorit.

Në bazë mujore, çmimet e konsumit janë rritur me 0.1 për qind në korrik. /Telegrafi/