LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Eurozonë arrin në 2.1%

Inflacioni në Eurozonë arrin në 2.1%

Inflacioni vjetor në Eurozonë gjatë muajit korrik 2018 arriti në 2.1 për qind nga 2 për qind që ishte një muaj më herët.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, në muajin korrik 2018 energjia ishte komponenta kryesore e inflacionit me normë prej 9.4 për qind, krahasuar me 8 për qind që ishte në muajin qershor, pasuar nga komponenta e ushqimit, alkoolit dhe duhanit me 2.5 për qind krahasuar me 2.7 për qind që ishte në qershor, shërbimet me 1.4 për qind dhe mallrat industriale jo energjetike me 0.5 për qind.


Inflacioni vjetor në Eurozonë arrinë në 2%
Lexo po ashtu Inflacioni vjetor në Eurozonë arrinë në 2%

Një vit më parë, norma e inflacionit në Eurozonë ishte 1.3 për qind. /Telegrafi/