LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni i Eurozonës bie ndjeshëm në muajin mars, çmimet e ushqimeve u rritën edhe pse kostot e energjisë shënuan rënie

Inflacioni i Eurozonës bie ndjeshëm në muajin mars, çmimet e ushqimeve u rritën edhe pse kostot e energjisë shënuan rënie

Inflacioni i Eurozonës ka rënë ndjeshëm, në nivelin më të ulët të një viti, por çmimet e ushqimeve u rritën edhe pse kostot e energjisë u ulën.

Reklama

Çmimet e Harmonizuara të Konsumit patën një rritje vjetore 6.9 për qind në muajin mars nga 8.5 për qind një muaj më parë, duke arritur nivelin më të ulët që nga shkurti 2022.

Rënia, e shkaktuar nga rënia 0.9 për qind e çmimeve të energjisë, ishte më e madhe se parashikimet e ekonomistëve, të cilët prisnin se inflacioni i marsit në Eurozonë do të ulej në 7.1 për qind.

Kjo shifër do të forcojë kërkesat për Bankën Qendrore Evropiane për të ndaluar rritjen e normave të interesit, tashmë në nivelin më të lartë që nga kriza financiare e vitit 2008.

Trazirat e muajit të kaluar në sektorin bankar, kanë rritur gjithashtu perspektivën e një krizë kredie, që mund të frenojë inflacionin dhe rritjen ekonomike në muajt e ardhshëm.

Megjithatë, zyrtarët e BQE-së kanë sinjalizuar, se ka të ngjarë të vazhdojnë të rrisin normat në takimin e tyre të ardhshëm të politikave në maj, nëse nuk përkeqësohen trazirat bankare.

Rënia e inflacionit total, erdhi pavarësisht një përshpejtimi të mëtejshëm të ritmit të rritjes së çmimeve për ushqimet dhe shërbimet.

Inflacioni bazë, i cili përjashton kostot e energjisë dhe ushqimit, për të dhënë një pamje më të mirë të presioneve kryesore të çmimeve, arriti një nivel të ri të lartë të Eurozonës, prej 5. për qind në mars nga 5.6 për qind muajin e kaluar. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Dyshimet për përmbajtje të hormoneve në domatet nga Shqipëria – nga janari Kosova importoi mbi 4 milionë kilogramë

Dyshimet për përmbajtje të hormoneve në domatet nga Shqipëria – nga janari Kosova importoi mbi 4 milionë kilogramë

Jehona Hulaj
Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Jehona Hulaj
Para të falsifikuara po qarkullojnë në Kosovë – policia arreston tre persona

Para të falsifikuara po qarkullojnë në Kosovë – policia arreston tre persona

Ekonomi
Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

CITY College
Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

Ekonomi
A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

Auto Mita
Kalo në kategori