LAJMI I FUNDIT:

Infermierja shkëmbeu 5 mijë bebe në spital, thotë se e bëri për argëtim

Infermierja shkëmbeu 5 mijë bebe në spital, thotë se e bëri për argëtim

Infermieret konsiderohen si kujdestare në spital dhe pacientët duhet të ndihen të sigurt dhe të kujdesen për ta. Megjithatë, disa infermierë kanë provuar se janë djalli në formë njerëzore.

E tillë mund të cilësohet edhe Elizabeth Mwewa, e cila në harkun kohor të 12 viteve ka shkëmbyer 5 mijë bebe me njëra-tjetrën dhe se këtë gjë e ka bërë për argëtim.


Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Zimbabve, ku infermierja e sëmurë tashmë me kancer ka rrëfyer mëkatin e saj dhe i kërkon falje Zotit.

“Unë kam kancer dhe e di që do të vdes shpejt. Dëshiroj të rrëfej mëkatet e mia para Zotit dhe para të gjithë njerëzve të prekur, sidomos atyre që kanë lindur në ‘University Teaching Hospital’ (UTH) gjatë shërbimit tim”, tha ajo.

“Nuk kam asgjë për të fshehur. Në 12 vitet që kam punuar në repartin e lindjes në UTH, shkëmbeva afërsisht 5,000 foshnje,” rrëfeu ajo, transmeton tch.

Mwewa shtoi se iu bë zakon ky krim dhe e bënte për argëtim. Tashmë kërkon faljen e njerëzve dhe të Zotit.

Mwewa gjithashtu shtoi se fëmijët e lindur midis 1983 dhe 1995 në spital , duhet të kontrollohen, veçanërisht nëse duken ndryshe nga vëllezërit e tjerë të tyre.

“Nëse keni lindur në UTH ndërmjet viteve 1983 dhe 1995, shanset janë që prindërit që ju rritën, të mos jenë prindërit tuaj biologjikë”, tha ajo.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori