LAJMI I FUNDIT:

Infermierët paralajmërojnë protestë, e quajnë fyes vendimin e Qeverisë për shtesat prej 60 euro

Infermierët paralajmërojnë protestë, e quajnë fyes vendimin e Qeverisë për shtesat prej 60 euro
Foto: ILUSTRIM

Sindikata e Infermierëve, Oda e Infermierëve dhe shoqatat e infermierëve në mbledhjen e sotme kanë marrë vendim që posa të ulen rastet me COVID-19 të mbajnë protesta për të realizuar kërkesat e tyre, e të cilat janë miratimi i Ligjit të Pagave dhe Ligji për Infermierët.

Të njëjtët e kanë quajtur fyes vendimin e Qeverisë se Kosovës që të marrin shtesa prej 60 euro.


Përparim Berisha, kryetar i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, tha se nuk do të heqin dorë nga realizimi i kërkesave të tyre.

“Kërkesat e infermierëve të Kosovës janë që qysh tani ne të mbajmë një protestë, por për shkak të situatës me COVID-19 ne do të presim që gjatë shtatorit të bien rastet do ta mbajmë”, tha ai.

Ndahen 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor
Lexo po ashtu Ndahen 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor

Ditë parë, Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ndarjen e pagesës shtesë për punonjësit shëndetësor të sektorit publik.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor.

“Marrë parasysh situatën aktuale në sistemin shëndetësor, ne kemi marr vendim ndarjen e mjeteve shtesë për alokimin për ndihmë për stafin e përkohshëm prej 1,116 persona dhe marr parasysh ngarkesën e stafit ekzistues, është marr vendim e një pagese shtesë prej 10 për qind, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021”, kishte njoftuar Murati. /KP/Telegrafi/