LAJMI I FUNDIT:

Infermierët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë, i quajnë nënçmuese shtesat për punonjësit shëndetësor

Infermierët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë, i quajnë nënçmuese shtesat për punonjësit shëndetësor

Sindikata e infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtesat e punëtorëve shëndetësorë.

Ata i kanë quajtur “nënçmuese”, këto shtesa.


“Sindikata e infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, kundërshton vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e  shtesave nënçmuese për punëtorët shëndetësorë. Në kohën kur infermierët po përballen me mungesë të madhe të stafit, punën pa pushim dhe lodhjen e madhe nga mbingarkesa në punë,  për shkak të shifrave alarmante të shtruarave në Spital nga COVID-19, në vend të stimulimit, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të nënçmoj infermierët me 60 euro shtesa”, thuhet në komunikatë.

Ata, ia kanë bërë thirrje Qeverisë që të ndryshojë vendimin dhe të ndaj nga 300 euro për infermierët deri në fund të pandemisë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndryshoj vendimin dhe të ndaj nga 300 euro për infermierët deri në fund të pandemisë, ashtu siç e parasheh edhe ligji”, thuhet në komunikatë.

Ndahen 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor
Lexo po ashtu Ndahen 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ndarjen e pagesës shtesë për punonjësit shëndetësor të sektorit publik.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor.

“Marrë parasysh situatën aktuale në sistemin shëndetësor, ne kemi marr vendim ndarjen e mjeteve shtesë për alokimin për ndihmë për stafin e përkohshëm prej 1,116 persona dhe marr parasysh ngarkesën e stafit ekzistues, është marr vendim e një pagese shtesë prej 10 për qind, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021”, tha Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori