LAJMI I FUNDIT:

Infermierët kërkojnë t’u rritet pagesa e ndërrimit të natës për 100 për qind, paralajmërojnë veprime sindikale nëse kjo nuk realizohet

Infermierët kërkojnë t’u rritet pagesa e ndërrimit të natës për 100 për qind, paralajmërojnë veprime sindikale nëse kjo nuk realizohet

Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka kërkuar sërish nga Qeveria e Kosovës që t’i marr parasysh kërkesat e infermierëve.

Ata kanë kërkuar që të rritet pagesa e ndërrimeve të natës për infermier nga 18 euro në 36 euro, të fillojë pagesa e rrezikshmërisë në punë për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor.


Gjithashtu infermierët po kërkojnë që tu paguhet puna gjatë festave dhe puna gjatë vikendit, e gjithashtu edhe puna jashtë orarit.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton opinionin dhe institucionet tjera relevante që në rast se edhe kësaj radhe kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër, neglizhohen dhe në rast se Ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës zgjedhin injorimin si platformë komunikimi me infermierët, do jemi të detyruar të ndërmarrim veprime sindikale, duke filluar nga protestat në nivel vendi e deri tek ndërprerja dhe bojkoti i punës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sindikata e Infermierëve të Kosovës duke e vërejtur pasivitetin dhe mosinteresin e Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’u përgjigjen kërkesave të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, me qëllim t’i japim edhe një mundësi dialogut social, kërkojmë nga Minsitria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht ;

1. Të rritet pagesa e ndërrimeve të natës për infermier në nivel vendi për 100%, nga 18€ në 36€

2. Të filloj pagesa e rrezikshmërisë në punë për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor

3. Të filloj të paguhet puna gjatë festave dhe puna gjatë vikendeve

4. Të filloj paguhet puna jashtë orarit sipas ligjeve në fuqi

Sindikata e Infermierëve të Kosovës u’a kujton Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që vetëm gjatë viti 2021 nga Kosova janë larguar mbi 400 infermier, ndërsa gjatë këtij viti pritet që ky numër të shkoj deri në 900 infermier.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton opinion e gjerë që në shumicën e njesive përbërëse të SHSKUK / QKUK së paku ka 4-5 infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor që janë duke ndjekur kurse të gjuhëve të huaja, sidomos asaj Gjermane ose në përfundim të procedurave për t’u larguar nga Kosova, madje ka shumë prej tyre që tashmë kanë kontrata me klinikat e vendeve të BE-së.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton opinionin dhe institucionet tjera relevante që në rast se edhe kësaj radhe kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër, neglizhohen dhe në rast se Ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës zgjedhin injorimin si platformë komunikimi me infermierët, do jemi të detyruar të ndërmarrim veprime sindikale, duke filluar nga protestat në nivel vendi e deri tek ndërprerja dhe bojkoti i punës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori