LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Sadiku: Me lirimin e masave mbikëqyrja duket të jetë më e madhe, ndryshe situata me pandeminë mund të rëndohet

Infektologu Sadiku: Me lirimin e masave mbikëqyrja duket të jetë më e madhe, ndryshe situata me pandeminë mund të rëndohet

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, infektologu Izet Sadiku në një intervistë për Telegrafin ka folur për situatën me pandeminë në Kosovë, vaksinimin dhe masat antiCOVID-19, e po ashtu edhe për nevojat që i ka shëndetësia në Prishtinë.

Sadiku ka thënë se nuk ka komoditet për lirimin e masave nëse nuk ka monitorim më të rreptë.


Sipas tij, mbikëqyrja është e domosdoshme, për shkak se valë të reja të coronavirusit mund të shfaqen përsëri në Kosovë.

“Numri i rasteve aktive nuk na jep komoditet që të lirojmë masat në mënyrë që situata të jetë e pakontrollueshme. Tash e kemi një relaksim të situatës, por duhet monitorim për arsye se e kemi parë në qershor e korrik që relaksimi i madh pa mbikëqyrje të domosdoshme, mund të na fut në një situatë të një vale të re e cila prapë mundet të jetë e rëndë sikur kjo”, tha Sadiku gjatë intervistës për Telegrafin.

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku theksoi se të gjitha masat që do të merren tash e tutje do të varen nga numri i qytetarëve që vaksinohen.

“Masat që planifikohen të merren do të jenë konform numrit të të vaksinuarve, dhe e dimë që ky numër në Kosovë ende është i vogël, diku 26 % i kemi tash të vaksinuar, e kjo nuk na lejon komoditet që të kemi masa të liruara, nëse nuk kemi së paku mbikëqyrje më të madhe”, u shpreh Sadiku.

Sadiku tha se masat të cilat janë marrë deri më tani do të duhej të krahasoheshin me numrin e shtretërve të lirë nëpër spitale, teksa u shpreh se referuar situatës së vështirë në këtë aspekt gushti i këtij viti ka qenë më i rëndi.

Infektologu Izet Sadiku gjatë intervistës në Telegrafi.com

“Mutacioni që pësuar virusi, që është varianti Delta i cili tashmë është shumë më ngjitës dhe lirimi i masave, qarkullimi shumë i madh i popullsisë, pa kontroll, ardhjet e mëdha të njerëzve që kanë ardh nga diaspora kanë ndikuar që të kemi numra më shumë të të infektuarve, por fatkeqësisht edhe të personave të vdekur”, u shpreh ai.

Ai u shpreh se në momentin që lirohen masat, do të duhej të kishte mbikëqyrje shumë më të madhe të respektimit të atyre masave që mbesin në fuqi.

Tutje, infektologu Sadiku i cili kandidon për asamble të Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së  ka folur edhe për gjendjen me coronavirusin në qytetin e Prishtinës, ndërkaq theksoi se angazhimi i tij do të jetë ndërtimi i spitalit të qytetit për të cilin sipas tij më së shumti ka nevojë Prishtina.

Siç tha ai, shumë shpesh kanë raste kur QKUK-ja po shndërrohet në një kujdes dytësor, për shkak të mungesës së spitalit të qytetit dhe sipas tij po ngarkohet tej mase për këtë arsye.

Sadiku tha se në Prishtinë ka nevojë edhe për një Qendër Paliative, përmes së cilës do të merrnin shërbim personat të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, por që trajtohen në shtëpi.

“Angazhimi do të bëhet për ndërtimin e spitalit të qytetit. Prishtina është i vetmi qytet që nuk ka spital, prandaj qytetarët e Prishtinës ngarkojnë QKUK-në që është qendër terciare, e që përveç shërbimeve tjera, jep shërbime edhe universitare, edhe për specializantë”, u shpreh Sadiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori