LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Ilir Tolaj: Qesharake vendimi për mbajtjen e maskës në ambient të hapur

Infektologu Ilir Tolaj: Qesharake vendimi për mbajtjen e maskës në ambient të hapur

Infektologu Ilir Tolaj thotë se qeveria duhet të vaksinojë popullsinë dhe të mos marrë siç thotë “masa qesharake” për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Thotë se nëse s’do të ketë respektim të masave me një valë të re pandemie Kosova mund të përballet pas një muaji.


“Masat e tipit ‘maska në ambient të hapur’ janë me të vërtetë qesharake dhe ato në fakt i bëjnë joserioze mandej edhe masat dhe rekomandimet e tjera të cilat janë jashtëzakonisht adekuate”, thotë Tolaj.

Kur rrezikohet Kosova nga një valë e ardhshme pandemie?

“Për shkak të lirimit të masave si dhe lejimi i mbajtjes së mësimit në mënyrë fizike atëherë do të shohim (valë të re) për tre javë, maksimalisht rreth një muaji”, thotë Tolaj për RTK’në.

“Shoqëria dhe jeta e popullatës në përgjegjësi nuk bën që të zhvillohet në frikën e vazhdueshme të një vale tjetër prandaj jam edhe pro këtyre masave sa i përket mësimit, meqenëse është diçka jashtëzakonisht jetike. Fëmijët të cilët edukohen në klasë do të socializohen shumë më tepër dhe do të marrin mësim shumë më të mirë”, shtoi Tolaj.

“Njerëzit duhet të kenë kujdes prej vendeve të mbyllura, vendeve ku ka shumë grumbullim të njerëzve për një kohë të gjatë. Autoritetet duhet domosdo që të marrin masa për kufizimin këtyre lloj aktiviteteve dhe prandaj po e them që shqyrtuar çështja e kafeneve, çështjen e vendeve ku grumbullohen njerëzit. Duhet të vazhdohet me vaksinim duke filluar edhe me vaksinimin e fëmijëve”, tha Tolaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori