LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Ilir Tolaj: Gjatë vitit të ardhshëm intensiteti i pandemisë në Kosovë do të bie

Infektologu Ilir Tolaj: Gjatë vitit të ardhshëm intensiteti i pandemisë në Kosovë do të bie

Pandemia e Covid-19 e cila tashmë ka hyrë në vitin e dytë nuk ishte preokupim vetëm i qarqeve shkencore por me pasojat e saj u morën edhe figura të shquara të biznesit, sikurse miliarderi Bill Gates.

Sipas tij bota do t’i rikthehej normalitetit në fund të vitit 2022. Deklaratën e tij e ka komentuar infektologu kosovar, Ilir Tolaj.


“Bota do të jetë në gjendje të rikthehet në normalitet nga Covid-19 deri në fund të vitit 2022. Shpresa e vetme për të ndodhur kjo ishte qasja në vaksina të cilat janë zhvilluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Lidhur me këtë deklaratë të Bill Gates, infektologu Ilir Tolaj, nuk sheh shqetësim, përkundrazi thotë se Kosova do ta kalojë me lehtësi edhe këtë periudhë pandemike.

“Besoj që në vitin 2022 intensiteti i pandemisë për Kosovën do të jetë minimal. Në fakt në vitin 2022 nuk do të kemi epidemi të mirëfilltë me numrin e rasteve të reja me qindra brenda ditës. Do të kemi raste sporadike aty-këtu ose ndonjë vatër epidemike në ndonjë regjion të Kosovës i cili nuk do të paraqes problem as ekonomik e as shëndetësor për vendin tonë”, tha Tolaj për RTV21.

“Një valë të këtillë sikurse është kjo e treta tash nuk e besoj që Kosova do ta përballë më nëse autoritetet shëndetësore dhe politike të Kosovës do të mund të sigurojnë vaksinë dhe me atë vaksinë të vaksinojnë le të themi edhe 30 për qind të popullatës. Kjo përqindje e të vaksinuarve së bashku me përqindjen e njerëzve të cilët e kanë kaluar tash sëmundjen do të munden që t’i përballojnë pandemisë në kuptim të krijimit të imunitetit kolektiv”, shpjegoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori