LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Dreshaj flet për kandidimin e tij si deputet, thotë se AAK do t’i ketë deri në 20 ulëse në Kuvend

Infektologu Shemsedin Dreshaj, i është futur për herë të parë garës për deputet të Kuvendit të Kosovës. Ai është pjesë e listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Dreshaj në një intervistë për Telegrafin, ka treguar arsyet pse ka vendosur të jetë kandidat për deputet pikërisht në këto zgjedhje të 14 shkurtit.

Ai ka thënë se qëllimi i tij është që të jap kontributin edhe nga sfera politike në riorganizimin dhe përparimin e situatës aktuale që është në shëndetësi dhe arsim.

Gjatë intervistës, ai pohoi se ka pasur ftesa edhe nga subjektet politike, por që më datën 4 janar kishte vendosur t’i bashkohet AAK-së.

“Më datën 4 janar, ishte një rrethanë e veçantë kur vendosa t’i bashkangjitem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kam vendosur për AAK, sepse e konsideroj parti të vullnetit të mirë, parti të guximshme, parti të fortë, parti shtetformuese”, është shprehur ai.

Në vazhdimësinë e bisedës, ai tha se AAK edhe pse parti me numra modest në Kuvend, ka arritur të çojë çështje të shtet-ndërtimit të Kosovës përpara.

“Bie fjala një parti e cila ka qenë në bashkëqeverisje, kur ka pasur kryeministrin i ka kryer shumë procese, të cilat shumë parti të mëdha nuk kanë mundur t’i dërgojnë përpara. E kemi rastin e Trepçës, çështjen e Ushtrisë, deri në mandatin e Haradinajt, ne kemi qenë të varura nga rryma që e kemi prodhuar vetë dhe interkoneksioni që kemi pasur me Serbinë, më nuk është. Tash është bërë interkoneksioni me Shqipërinë.

Pastaj, ligji për Prishtinën është zvarritur, e sabotuar, kurse sot është ky ligj. Këto ishin disa nga arsyet pse kam hyrë në AAK, dhe oferta që më është bërë, që unë do të jem një freskim me duar të lira brenda Aleancës. Pra, do të thotë mua më është ofruar një vizion më i gjerë, që ka të bëjë një kontribut siç duhet të frytshëm, aktiv, për reformën në shëndetësi dhe arsim, ku qëndrojmë mjaft keq si në vlerësimet ndërkombëtarë por edhe ne vetë nuk jemi të kënaqur me gjendjen që e kemi”, potencoi ai.

Infektologu Shemsedin Dreshaj gjatë intervistës për Telegrafin

Sa i përket fushatës zgjedhore, Dreshaj thotë se do të prezantojë programin e AAK-së për shëndetësi.

“Unë jam duke prezantuar programin e AAK-së, për shëndetësi, të cilën e kam riformuluar pakëz, dhe ai program do të jetë gjithëpërfshirës. Do të jetë program që do të inkorporojë brenda të arriturat e deri sotshme që janë bërë nga ministrat paraprak në këtë lëmi. Do të rishikojë projektet e mira që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të finalizohen, do t’i dërgojë përpara. Kurse nuk do të merrem me probleme të cilat iu kanë takuar programeve dështake, që janë dëshmuar si jo efikase në menaxhimin e situatës shëndetësore brenda”, theksoi Dreshaj.

Ai thotë se nëse fiton mandatin për deputet, ai do të jetë pjesë e komisioneve për shëndetësi dhe arsim, dhe se do të jetë i përkushtuar që proceset të shtyhen përpara.

Kurse, sa i përket rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Dreshaj beson se AAK do t’i fitojë nga 15 deri në 20 ulëse për deputet.

“AAK ka një program të mirë, ka treguar që dinë të punojë dhe të jetë agresive, ka treguar se është parti e aksioneve, jo parti që vetëm të thuhet se po qeverisë, nëse këto elektorati i vlerëson, atëherë AAK besoj do të ketë 15 deri 20 deputetë”, theksoi ai.

Kandidati për deputet, kërkoi nga qytetarët që të dalin dhe të votojnë më 14 shkurt, pasi që sipas tij, vendi ka nevojë për reforma.

“Dilni votoni, fatin është në duar tuaja, vendi nuk është mirë ka nevojë për reforma. Reformat nuk bëhen me njerëz të harxhuar, reformat bëhen me njerëz, me potenciale të reja, qofshin ato në sektorin e shëndetësisë, arsimit, e të tjera.  Fatin le ta merr në dorë elektorati, le ta përcakton  dhe pastaj kush del i pari ne ja urojmë pushtetin”, përfundoi ai.

AAK në këto zgjedhje nuk ka kandidat për kryeministër, pasi që po synojnë postin e presidentit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori