Infektologu Ahmeti: Sa më shumë vonohemi me vaksinim, aq më shumë do krijohen variante të COVID-19
Infektologu Salih Ahmeti përmes një video-mesazhi të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen e të mbrohen nga koronavirusi.
Ai është shprehur se sa më shumë që vonohemi me vaksinim, aq më shumë do të rriten gjasat që të krijohen variante të reja të virusit, me pasoja të rënda.
“Është fundi i vitit, festat po vijnë e shumë familjarë do të na vizitojnë. Rreziku i infektimit do të rritet për shkak edhe të variantit Omicron dhe varianteve të tjera që mund të shfaqen. Një valë e re do të ishte dërmuese për të gjithë. Na ka mbetur ende punë për të bërë. Sa më shumë që vonohemi me vaksinim, aq më shumë do të rriten gjasat që të krijohen variante të reja të virusit, me pasoja të rënda. Të tregohemi të përgjegjshëm, për veten, të afërmit tonë e për gjithë shoqërinë. Duke i zbatuar me përpikëri masat mbrojtëse kundër COVID dhe duke u vaksinuar sa më parë”, ka theksuar ai.
Ahmeti ka thënë se pandemia ka qenë një ndër sfidat më të mëdha të karrierës së tij si infektologë.
Ai është shprehur se asnjëherë nuk është ballafaquar me kaq shumë vuajtje e vdekje.
“Pandemia COVID-19 ka qenë njëra nga sfidat më të mëdha të karrierës time 35 vjeçare si infektolog. Asnjëherë më parë nuk jam ballafaquar me kaq shumë vuajtje dhe vdekje në spitalet tona. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën rreth 3 mijë qytetarë të vendit tonë, ndërsa vetëm për katër muajt e fundit. Në spitalet tona vdiqën me qindra qytetarë. 89% e tyre ishin të pavaksinuar plotësisht. Rastet e infektuara u rritën aq shumë, sa vetëm për një ditë patëm mbi 2 mijë e 500 raste dhe 36 vdekje. Kjo ndikoi që qytetarët të drejtohen në qendrat e vaksinimit për tu mbrojtur nga ky rrezik i madh. Ku brenda një dite në numër rekord u vaksinuan mbi 22 mijë qytetarë. Por me rënien e rasteve, edhe vaksinimi u ngadalësua”, ka shtuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'