LAJMI I FUNDIT:

Industrisë së makinave autonome i ka hyrë edhe një prodhues i pajisjeve elektrike (Foto)

Industrisë së makinave autonome i ka hyrë edhe një prodhues i pajisjeve elektrike (Foto)

Prodhuesi gjerman Bosch, do të prezantojë risitë në automobilizëm në një panair që zhvillohet në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara

Nuk janë vetëm prodhuesit automobilistik, që po punojnë mbi makinat autonome, transmeton Telegrafi. Kompania që merret me pajisjet elektrike, Bosch do të prezantojë të rejat e fundit në lidhje me AV, në panairin e teknologjisë CES, që zhvillohet në Las Vegas gjatë muajit të ardhshëm.


Konceptet e makinës së paemëruar, ngjajnë më shumë si gondola me xhama të vendosura në rrota, se sa ndonjë veturë që e shohim në rrugë. Brenda mund të ulen deri në katër vet, përballë njëri-tjetri, ndërsa anash e kanë edhe pajisjen për të dhënë urdhrat e ndryshme.

Gjithçka do të lëvizë prej motorëve elektrike, vetëm se prezantimet deri më tani tregojnë më shumë se çfarë mund të bëjë, se sa çfarë në të vërtetë është apo për ku. Bosch ka treguar vetëm pamjet e makinave dhe shërbimin që mund të japë – jo edhe funksionin, nëse janë të dedikuara për rrugë të hapura, apo punëtori të mbyllura, pa ndonjë trafik.

“Po krijojmë një pako të veçantë të pjesës së fortë, softuerit dhe sistemit të qarkullimit. Ky shërbim mund të shërbejë shumë në të ardhmen”, ka thënë në përgjithësi Markus Heyn, që është drejtor ekzekutiv i Bosch.

Me 400 mijë punëtorë dhe 440 zyra në mbarë botën, Bosch është një ndër prodhuesit dhe furnizuesit me pajisje elektrike, më të mëdhenj në Evropë. Bazën kryesore e ka në Stuttgart të Gjermanisë, shumë afër Porsche dhe Mercedes. /Telegrafi/