Industria gjermane përballet me kosto të larta të energjisë dhe pengesa të vazhdueshme. Numri i të punësuarve megjithatë po rritet, ku sipas të Zyrës Federale të Statistikave, ky është muaji i tetë radhazi i rritjes.
Pavarësisht peshës së rritjes së çmimeve të energjisë dhe kërcënimit të një recesioni, industria gjermane vazhdon ta rrisë numrin e punonjësve të rinj.
Në fund të gushtit, në ndërmarrjet e industrisë prodhuese që punësonin të paktën 50 persona punonin rreth 5.5 milionë vetë. Ky numër ishte 53,500 punëtorë ose një për qind më shumë se një vit më parë, njoftoi Zyra Federale e Statistikave.
“Numri i të punësuarve është rritur kështu për të tetën herë radhazi”, u tha nga Zyra Federale e Statistikave.
Krahasuar me korrikun e mëparshëm, ka pasur edhe një rritje prej 24,200 ose 0.4 për qind.
Megjithatë, evolucioni është shumë i ndryshëm nga një degë industriale në tjetrën. Prodhuesit e kompjuterëve, produkteve elektronike dhe optike me 4.1 për qind dhe pajisjeve elektrike me 3.9 për qind, shënuan edhe një herë rritje të punësimit që ishte shumë mbi mesataren.
Rënie në sektorin e automobilave
Rritjet ishin shumë më të ulëta në sektorin e metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve me 1.3 për qind.
Prodhuesit e produkteve ushqimore dhe ushqimit për kafshë, si dhe inxhinieri mekanike u rritën gjithashtu nën mesataren, me 0.9 për qind secili.
Numri i të punësuarve në prodhuesit e makinave dhe pajisjeve të automobilave madje ra me 0.8 për qind.
Bllokim i porosive në industri
Sektori industrial aktualisht ndodhet para një mali me porosi, që po thyen të gjitha rekordet. Në korrik, stoku i porosive arriti nivelin më të lartë që nga viti 2015. Staticienët përmendin kostot e larta të energjisë dhe pengesat e vazhdueshme në furnizime si arsye për porositë e grumbulluara. Këta faktorë bëjnë që porositë të përpunohen vetëm ngadalë.
Industrinë e presin muaj të vështirë. Në gusht, bizneset e reja përjetuan tkurrjen e më të madhe që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës. Industria gjermane pranoi më pak porosi të reja edhe në korrik. Porositë e reja ranë me 1.1 për qind. Shitjet madje ranë me 1.8 për qind.
“Pasiguria e madhe në lidhje me furnizimin me energji po rëndon mbi bizneset, klimën e investimeve dhe kërkesën për mallra industriale”, ankohet Federata e Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK).
Orët e punës në prodhim në gusht u rritën 6.3 për qind nga i njëjti muaj një vit më parë në 654 milionë orë. Megjithatë, muaji gusht këtë herë kishte edhe një ditë shtesë pune.
Shpenzimet për pagat e punëtorëve arritën në rreth 23.8 miliardë euro, një rritje prej 3.6 për qind. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Çmime EXTRA të volitshme në InterEX përgjatë 16 ditëve speciale të EXTRA Days

Banorët flasin për Pozhegu Brothers: Profesionalizëm, komunikim dhe ndjeshmëri ndaj klientëve

Yjet në përkrahje të Euroair Direct – motivimi, dedikimi dhe suksesi i përbashkët

S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BAU Market

Çmime EXTRA të volitshme në InterEX përgjatë 16 ditëve speciale të EXTRA Days

CINESTAR MEGAPLEX nga 2 deri me 4 qershor ka mega ofertë 1+1 GRATIS!

Brez pas brezi me BPB-në, partnerët e Bankës së Vendit rrëfejnë historitë e tyre të suksesit

Buton Electronics falë eksperiencë unike me produktet dhe aksesorët për “online gaming”

Yjet në përkrahje të Euroair Direct – motivimi, dedikimi dhe suksesi i përbashkët

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Deputetja britanike, Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite