LAJMI I FUNDIT:

India pritet të bëhet vendi i parë që zbarkon në polin jugor të Hënës

India pritet të bëhet vendi i parë që zbarkon në polin jugor të Hënës

India pritet të bëjë histori të mërkurën duke u bërë vendi i parë që zbarkon një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës.

Një nga qëllimet kryesore të misionit është gjetja e akullit, për të cilin shkencëtarët thonë se në të ardhmen baza e njerëzve atje do të mund të jetojë me këtë sasi uji, transmeton Telegrafi.


Nëse misioni Chandrayaan-3 rezulton i suksesshëm, India do të jetë vetëm vendi i katër që arrin një zbarkim të suksesshëm në Hënë.

Përpjekja e Indisë vjen vetëm disa ditë pasi zbarkuesi rus Luna-25 u rrëzua kur u përpoq të zbriste në të njëjtin rajon.

Poli jugor i Hënës ka një potencial të veçantë në kërkimin e akullit. Sipërfaqja që mbetet në hije të përhershme atje është e madhe dhe shkencëtarët thonë se kjo do të thotë se ekziston mundësia e ujit në këto zona.

SHBA-ja, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Kina kanë arritur të gjitha të zbarkojnë pranë ekuatorit të Hënës – por asnjëra nuk ka udhëhequr misione të suksesshme në polin e saj jugor.

Përpjekja e Indisë për misionin e saj Chandrayaan-2 pranë polit jugor në vitin 2019 ishte e pasuksesshme – zbarkuesi u përplas në sipërfaqen hënore.

Tani e gjithë vëmendja u fokusuar tek misioni Chandrayaan-3 – misioni i saj i tretë në Hënë.

Anija kozmike me një orbiter, zbarkues dhe një rover u ngrit më 14 korrik nga qendra hapësinore Sriharikota në Indinë jugore.

Zbarkuesi- i quajtur Vikram sipas themeluesit të Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor (Isro), Vikram Sarabhai – mban roverin 26 kg të quajtur Pragyaan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori