LAJMI I FUNDIT:

India miraton “vaksinën e parë të hundës” kundër COVID-19

India miraton “vaksinën e parë të hundës” kundër COVID-19

India ka miratuar “vaksinën e parë të hundës” kundër COVID-19.

Prodhuar nga Bharat Biotech, iNCOVACC administrohet në formën e pikave dhe stimulon një përgjigje imune në indet që gjenden në zgavrën e hundës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Shkencëtarët thonë se vaksinat e hundës mund të ofrojnë imunitet të shtuar në hundë dhe rrugë të sipërme të frymëmarrjes, nga ku COVID-19 zakonisht hyn në trup.

Vaksina do të kushtojë 800 rupi (10 dollarë) për dozë në spitalet private dhe 325 rupi për dozë në spitalet qeveritare dhe mund të rezervohet në platformën online të qeverisë.

Ato duhet të merren dy doza me një interval prej 28 ditësh.

Dr Krishna Ella, nga Bharat Biotech, i tha agjencisë së lajmeve ANI se vaksina ishte “e lehtë për t’u dorëzuar” pasi nuk kishte nevojë për shiringë apo gjilpërë dhe se prodhoi një përgjigje më të gjerë imune në krahasim me vaksinat e injektueshme ndaj COVID-19. /Telegrafi/