Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u pyet gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, në lidhje me dhunën e ushtruar nga policët kufitarë malazez ndaj profesorit Petraq Milo.
Abazoviqi i kërkoi falje profesorit dhe tha se aktorët që kryen atë akt të shëmtuar do të dënohen.
Gjithashtu shefi i qeverisë në Podgoricë u tërhoq nga deklarata se profesori kishte prishur radhën. Ai tha se pas informatave që ka marrë profesori nuk ka kryer asnjë akt të kundërligjshëm.
“Shkurt më vjen shumë keq që ka ndodh ky incident, i kam kërkuar falje profesorit. Masat janë marrë menjëherë dhe janë arrestuar aktorët e këtij incidenti”, tha Abazoviq.
“Më vjen keq që ka ndodhur kjo kjo gjë dhe kushdo që vjen nga Shqipëria është i mirëpritur. Nuk kam qejf të politizohet kjo çështje, pasi nuk ka të bëjë me politikën zyrtare, por me një rast katastrofal”, shtoi ai/
“E ftoj profesorin që të vijë, unë i kam kërkuar falje dhe çdokush është i mirëseardhur. Ata njerëz që kanë përgjegjësi për atë që ka ndodhur do të dënohen. Ligji do të zbatohet. Pati keqinterpretime nga ana ime se dikush ka prishur radhën, pas informatave që kam marrë profesori nuk e ka prishur radhën, madje ai ka dashur të jap kontributin e tij”, tha Abazoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit