LAJMI I FUNDIT:

Incident mes policisë dhe banorëve në Kllokot për shkak të lokacionit për groposjen e derrave, deklarohet policia dhe AUV

Incident mes policisë dhe banorëve në Kllokot për shkak të lokacionit për groposjen e derrave, deklarohet policia dhe AUV

Në fshatin Gërnçar të Komunës së Kllokotit të mërkurën ka ndodhur një incident mes qytetarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për shkak të një vendimi për groposjen e derrave të infektuar nga murtaja afrikane.

Mediat kanë raportuar se qytetarët kanë qenë të pakënaqur me lokacionin e caktuar për groposjen e këtyre kafshëve, pasi sipas tyre është në afërsi të fshatit. Ndaj, në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën.


Më pas, raportohet se policia e cila ka asistuar në ndihmë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për asgjësimin e derrave të sëmurë, është detyruar që t’i largojë qytetarët nga rruga.

Murtaja afrikane e derrit prezentë në Kosovë, AUV-i tregon masat e ndërmarra për të penguar përhapjen e kësaj sëmundje
Lexo po ashtu Murtaja afrikane e derrit prezentë në Kosovë, AUV-i tregon masat e ndërmarra për të penguar përhapjen e kësaj sëmundje

Teksa në rrjete sociale janë publikuar edhe pamjet e kësaj ngjarje, nga policia kanë thënë se nuk ka raportime për ndonjë incident.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Viti ka asistuar në ndihmë oficerëve te AUV-it në asgjësimin (groposjen) e derrave të sëmurë, sëmundje që është konstatuar nga ky agjension. Njësitet Policore kanë asistuar nga ora 17:20 deri në ora 18:50”.

“Qëllimi i asistimit ka qenë që të ndihmohet në respektimin e urdhërim për asgjësimin (groposjen) a kafshëve të sëmura nga agjesioni”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

E nga AUV-i kanë konfirmuar për Telegrafin se banorët e kanë penguar groposjen e derrave të infektuar, megjithatë kanë deklaruar se lokacioni është caktuar nga komuna.

Lamir Thaçi

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në vazhdimësi për disa vite u ka dërguar shkresë të gjitha komunave për caktim të lokacionit për varrezë të kafshëve (vend-groposje të kafshëve). Disa nga komunat kanë lokacione të caktuara me vendime të asambleve komunale, por disa të tjera jo. Kjo është komplet kompetencë e nivelit lokal qeverisës”.

“Edhe në rastin konkret lokacioni është caktuar nga komuna. Përderisa banorët kanë penguar groposjen ne kemi kërkuar caktim të një vendi  tjetër. Por, është emergjente situata dhe lokacioni për groposje është i domosdoshme. Asgjësimi i kafshëve të fermave të cilat rezultojnë pozitiv në sëmundje është masë e domosdoshme preventive-parandaluese e përhapjes së sëmundjes”, ka thënë zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi.

Më 17 korrik është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes murtaja afrikane e derrit në një fermë në komunën e Kllokotit.

Thaçi ka thënë se menjëherë janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

“Kafshët e fermës se prekur janë asgjësuar. Është bërë dezinfektimi i fermës, pajisjeve, ushqimit të kafshëve, plehut dhe gjerave të tjera në kontakt me kafshët e infektuara. Kemi shpallë zonën karantine dhe kemi nis hulumtimet diagnostike. Javën e kaluar janë lajmëruar rastet e tjera të dyshimta dhe ne jemi duke testuar dhe asgjësuar rastet pozitive për të penguar përhapjen. Aktivisht jemi duke punuar tërë kohën për menaxhim të situatës”, është shprehur tutje ai.

Në fund, ka bërë të ditur se deri me tani me murtajën afrikane të derrit janë prekur nëntë ferma në Komunën e Kllokotit, nga të cilat janë asgjësuar 184 derra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori