LAJMI I FUNDIT:

Murtaja afrikane e derrit prezentë në Kosovë, AUV-i tregon masat e ndërmarra për të penguar përhapjen e kësaj sëmundje

Murtaja afrikane e derrit prezentë në Kosovë, AUV-i tregon masat e ndërmarra për të penguar përhapjen e kësaj sëmundje

Më 17 korrik është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes murtaja afrikane e derrit në një fermë në komunën e Kllokotit – pjesa jugperëndimore e vendit.

Në këtë fermë ndodheshin 22 derra, prej tyre pesë kanë ngordhur si pasojë e kësaj sëmundje.


Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, ka thënë për Telegrafin se ekipet veterinare kanë asgjësuar të gjitha kafshët në këtë fermë, si masë e parë preventive.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e bio-sigurisë së fermës.

“Ekipet veterinare kanë asgjësuar të gjitha kafshët në këtë fermë, si masë e parë preventive dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e biosigurisë së fermës. Përhapja e kësaj sëmundje mund të jetë shumë e madhe, pra transmetimi i kësaj sëmundje bëhet nga kafsha në kafshë, kontakti me pajisjet e ndryshme, ushqimit dhe lëvizjeve të njerëzve nga fermat e infektuara në femrat e pa prekura nga kjo sëmundje”, ka deklaruar Thaçi.

Paraqitet rasti i parë në Kosovë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit
Lexo po ashtu Paraqitet rasti i parë në Kosovë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit

Ai tutje ka treguar gjashtë masat e përgjithshme të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Lamir Thaçi, AUV

“Ndalimin e lëvizjes së derrave nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e derrave; dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes; përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km); njoftimi i rasteve te dyshimta për sëmundjen Mortaja Afrikane e derrave – ASF; vizita e  fermave të dyshuara dhe marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe përcaktimi i lokacioneve si dhe groposja e derrave të ngordhur”.

Mes tjerash, zëdhënësi i AUV-it ka thënë se kjo sëmundje ka karakter ekonomik dhe nuk transmetohet tek njerëzit.

Sipas Thaçit, shenjat klinike të cilat e karakterizojnë këtë sëmundje janë forma përakute, akute, subakute dhe kronike dhe shkalla e ngordhshmërisë varion deri 100 për qind, në varësi të virulencës së virusit me të cilin janë infektuar derrat.

“Format akute dhe përakute të sëmundjes karakterizohen nga një sëmundje e rëndë hemorragjike me ngordhshmëri afër 100 për qind. Pas një periudhe të shkurtër inkubacioni prej 3-7 ditësh, derrat zhvillojnë ethet e larta (deri në 42°C), e ndjekur menjëherë me shenja paaftësie, moskoordinimi, dhe dërmimi. Derri mund të ngordhë në këtë fazë pa shfaqur shenja të tjera klinike”.

“Eritema mund të shihet dhe është më e dukshme te derrat e bardhë. Disa derra zhvillojnë njolla cianotike të lëkurës, veçanërisht në veshë, bisht, në pjesën e poshtme të këmbëve ose në kofshë. Derrat gjithashtu mund të kenë diarre, kapsllëk ose të vjella dhe/ose shfaqin shenja të dhimbjes së barkut, diarreja fillimisht është mukoide dhe më vonë mund të bëhet e gjakosur. Mund të ketë edhe shenja të tjera hemorragjike, duke përfshirë epistaksinë dhe hemorragjitë në lëkurë. Kafshët gravide shpesh abortojnë”, ka përfunduar ai.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në vend jetojnë mbi 47 mijë derra, që përbëjnë 8.6 për qind të numrit të përgjithshëm të kafshëve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve, në periudhën 9 qershor – 29 qershor, në Evropë janë raportuar 154 raste të derrave të infektuar nga murtaja afrikane. Nga kjo shifër, 28 janë raste të derrave të butë dhe 126 të derrave të egër.

Sipas kësaj organizate, këto raste janë regjistruar në Kroaci, Çeki, Greqi, Hungari, Letoni, Maqedoni të Veriut, Poloni dhe Rumani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori