Pos punëtorëve të KEDS-it, në qendër do të trajnohen edhe punëtorët e kontraktorëve dhe palët tjera që kanë të bëjnë me rrjetin elektrik, duke përfshirë mundësinë edhe për studentë dhe nxënës nga lëmi i inxhinierisë elektrike. Ata do të certifikohen. Nga puna e kësaj qendre parashihet të eliminohen aksidentet në rrjetin elektrik.
KEDS ka inauguruar në Drenas, përkatësisht në Nënstacionin Parku i Biznesit Qendrën e Trajnimit. Kjo qendër do të bëjë certifikimin e punëtorëve të cilët punojnë në rrjetin elektrik. Qëllimi i kësaj qendre është që t’i ndihmojë KEDS-it në arritjen e objektivit të kompanisë: zero aksidente në punë.
Në këtë qendër janë vendosur të gjitha llojet e shtyllave që posedon KEDS-i dhe të gjitha llojet e stabilimenteve. Aty janë të vendosura në njërën anë shtyllat me stabilimente për simulim gjatë trajnimit, si ato të tensionit të ulët, atij 10 kV dhe 35 kV, ndërsa në anën tjetër janë të vendosura shtyllat me stabilimente komplet si janë në realitet, me madhësi dhe strukturë identike. Pra, të trajnuarit do të kenë ndjesinë e njëjtë me realitetin, çka llogaritet që e rrit sigurinë dhe efikasitetin e trajnimit.
Qëllimi i kësaj vendosje është që ata të cilët trajnohen të kenë përvojë praktike të menjëhershme dhe të mësohen si të operojnë me rrjetin elektrik të të gjitha niveleve pikërisht në këtë qendër.
Pos punëtorëve të KEDS-it në këtë qendër do të trajnohen edhe punëtorët e kontraktorëve të kompanisë, punëtorët tjerë që kanë të bëjnë me rrjetin elektrik, sikurse qendra do të jetë e hapur edhe për studentët dhe nxënësit nga lëmi i inxhinierisë elektrike.
Të gjithë të trajnuarit do të pajisen me certifikata. Si rezultat i kësaj qendre parashihet që të ulen ndjeshëm aksidentet që kanë të bëjnë me rrjetin elektrik, përderisa aksidentet brenda KEDS-it parashihet të shkojnë drejt zeros. Ato tashmë janë përgjysmuar, por kompania nuk do të ndalet derisa ato të zhduken tërësisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Paguaj me Mastercard në POS Terminalet e bankës TEB me metodën më të re Contactless
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin