LAJMI I FUNDIT:

Impozant dhe i fuqishëm në performancë – arrin në Auto Sherreti BMW 730LD XDrive M-Sport 2019

Impozant dhe i fuqishëm në performancë – arrin në Auto Sherreti BMW 730LD XDrive M-Sport 2019

Është një përzierje mes artit të teknologjisë dhe përjetimit unik të drejtimit të veturës. Kulmi i luksit dhe i fuqisë në performancë. Është BMW më i ri i serisë 7, modeli 730 LD M-Sport Presidential i vitit 2019, i cili natyrisht se tashmë gjendet në auto sallonin, Auto Sherreti.

Edhe një herë BMW ka shpalosur gjithë kreativitetin dhe kapacitetin e ofrimit të maksimumit të luksit në modelin më të ri të serisë 7.


Është një manifest i forcës, kënaqësi të drejtosh një veturë të tillë. BMW më i ri ofron motorë të fuqishëm të cilët ju bëjnë ta shijoni secilin sekondë, ndërsa me të mund të krahasohet vetëm Porsche Panamera më i fundit – as modelet e reja të Audi e Mercedes sipas blogjeve më të njohura të veturave nuk krahasohen me veturën që tashmë gjendet te Auto Shrreti, BMW 730LD M Sport Presidential.

Përveç komoditetit, seria 7 tregon edhe një herë se çka është në gjendje të bëjë BMW në aspektin e efiçiencës së karburantit dhe performancës.

Modeli më popullor i kësaj serie është pikërisht impozanti 730LD M-Sport Presidential, i cili është në gjendje që të shkojë 100 KM/h për vetëm 6.1 sekonda, e që është një statistikë fantastike për secilën veturë, lëre me për një veturë të një madhësie siç është ky i serisë 7.

Bordi i tij është fantastik, duke mbajtur formën tradicionale, por me mprehtësi të reja në dizajn e me teknologjinë më të re. Një ekran me teknologjinë e fundit që ofron informacione vitale në ekran për të mos humbur asgjë që ndodh në rrugë.

Me timon 18 inch nga alumini, klimë kontroll katër zonale, LED dritat dhe veçoritë tjera e bëjnë pjesën e përparme fantastike, ndërkaq përfshin edhe sensorë parkimi, kamerë të prapme dhe shërbime ekstra nga BMW “remote service” që ju mundëson të dini me anë të aplikacionit se sa karburant ju kanë mbetur në veturë dhe lokacionin e saktë të veturës.

Është vetura larg më teknologjike e momentit dhe e ofruar ndonjëherë nga BMW, e që vjen me një varg të veçorive, duke e bërë një prej veturave më të pasura teknologjike aktualisht në shitje.

Përkundër veçorive të lartpërmendura dhe luksit të jashtëzakonshëm, sistemi iDrive i BMW është ende një prej sistemeve më të mira në përdorim. Ekrani në serien 7 të BMW është qartë i lexueshëm, me një gamë të gjerë zgjedhjesh për ta kontrolluar atë, është shumë i lehtë për t’u përdorur edhe në lëvizje.

Ekziston edhe një sistem për të kontrolluar veturën në trafik të ngjeshur, funksion të nisjes dhe ndalimit, njohjes së shenjave rrugore dhe mundësisë për t’u parkuar vetvetiu. Në fakt, ju nuk keni nevojë fare që të largoheni nga vetura por të kërkoni që t’iu drejtojë në një rrugë të ngushtë.

Hapësira brenda veturës e komoditeti janë kryefjalë e BMW dhe kjo vërtetoht edhe në këtë veturë ku është edhe më i gjerë se versioni i kaluar i serisë 7.

Veçoritë e BMW 750LD M-Sport Presidential

Motori: 2993 cc
0-100 KM/h: 6.2 sekonda
Top shpejtësia: 352 KM/h
Lartësia: 1479 milimetra
Gjerësia: 1902 milimetra
Gjatësia: 5260 milimetra
Konsumi i karburantit: 4.2 litra në 100 kilometra

Tashmë BMW 730LD M-Sport Presidential mund ta gjeni ekskluzivisht në Auto Sherreti, është veturë e vitit 2019, që në Gjermani, nga prodhuesi i BMW është prezantuar vetëm muaj më parë dhe tashmë gjendet ekskluzivisht edhe në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Po, edhe kjo është Škoda

Po, edhe kjo është Škoda

Auto
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Kalo në kategori